• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari Zeka: Nëse shqiptaria ka ngelur tek kundërshtarët e Bregoviçit, paska për të mbaruar kombi shqiptar. Serbia mori 17% të Kosovës

by Java News
23/08/2021 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes shumë zërave kritikë që kundërshtuan pjesëmarrjen në festën e Birrës së Goran Bregoviç, publicisti dhe gazetari kosovar, Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje këngëtarit me famë ndërkombëtare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zeka ndalet te aktualiteti në Kosovë, konkretisht te kritikat e opozitës kundrejt ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për faktin se pse nuk po merr asnjë hap kundër ndërtimit të universitetit serb në Kosovë.

Duke u ndalur te performanca e Bregoviç në Korçë, gazetari thekson se Bregoviç sikur donte te tallej me “patriotët” e pas luftës ndërsa e hapi koncertin me këngë në gjuhën shqipe.

“Nese shqiptaria ka ngelur tek kundershtaret e Bregoviçit, paska per te mbaruar kombi shqipetar. Kosova veq eshte gjysem e mbaruar…!!!”, shkruan gazetari.

Postimi i Zekës:

Dy fjale per Xhelal Sveqlen dhe Goran Bregoviqin

Keto dite, opozita i bente kritika MPB te RK, Xhelal Sveqles, “pse nuk po ndermerr asnje veprim kunder ndertimit te Universitetit serb ne ate pjese”?!

Per te folur troç, po i kerkohet ministrit me nise policine andej, edhe me demek me i shemb themelet e ketij universiteti.

Te gjithe keta qe po e kritkojne ministrin e kane pasur mundesin per ta treguar trimerine para se ky te behej minister. Qysh thote populli, keta “fet e kane pas ba”!

Ministri dhe partia e tij kane bere nje gabim trashanik: Keta nuk po i ndalin rrenat dhe mashtrimet. Keto po i vazhdojne me Agim Bahtirin ne Mitrovice, dhe Bregoviviçin ne Korçe.

Pse po e them me Bregoviçin?

Sepse VV-ja ne Shqiperi, e nxitur nga qendra ne Kosove, dhe e suportuar nga disa portale, nuk u moren me te verteten e hidhur qe Serbia po nderton lagje te tera matan ures te Ibrit.

Serbia qe 20 vite e ka shenderruar 17 perqind te teritorit te Kosoves ne nje Teritor te saj. Atje tregetia behet me dinar serb.

Atje qendrojne te ngjitura neper shtepi dhe objekte publike fotografite e Millosheviçit, Mlladiçit e Karagjiçit.

Atje nuk keni trimeri me dale dhe me u marre me keta postera. Me lehte eshte ne Korçe e Tirane.

Bregoviçi, sikur donte te tallej me “patriotate” e pas luftes, e hapi koncertin me kenge ne gjuhen shqipe. U talle edhe me kengen “kallashnikove”, ku dha nje mesazh te forte kunder asaj kenge.

Po cili kengetar i Kosoves do te kishte bythe te hapte koncertin ne gjuhen serbe ne Beograd? Jo qe nuk ua ka qejfi, po u tremben turmave patriotike, qe jane rritur me kenge serbe, me filma serb, me edukate serbe, sa qe edhe veten e quanin “jugosllave”!

Qytetaret e Shqiperise, po as gazetaret, nuk e dine se ishin pikerisht shume politikan dhe intelektual te Kosoves qe e mbeshteten Titon per krijimin e “kombit jugosllav”.

Shkoni deri tek arkivat e ish gazetes “Rilindja” dhe aty do te gjeni keta “patriot” te pasluftes ne Kosove, te cilet flasin shqip, ama mendojne serbisht. Kendojne shqip, ama vetem ato kenget e vjedhura nga Goran Bregoviçi, Zdravko Qoliqi, Ceca, apo Dragana.

Nese shqipetaria ka ngelur tek kundershtaret e Bregoviçit, paska per te mbaruar kombi shqipetar. Kosova veq eshte gjysem e mbaruar…!!!/m.j

Next Post

"Histeri fashiste, e turpshme", Rama 'thyen' heshtjen: Ku dallon sulmi ndaj Bregoviç me fjalorin e ndyrë të serbëve ndaj Dua Lipës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In