• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari zbulon të tjera fakte për Metën: I dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje

by Ardit Rada
21/10/2020 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së fundmi një investigim në lidhje me nënshtetësitë shqiptare të lëshuara nga institucioni i presidentit dhe nga vetë presidenti Ilir Meta.

Në lidhje për këtë ai foli në studion e emisionit “Top Talk”, ku theksoi se sipas tij nënshtetësitë janë dhënë për qoka. Doçi tha se presidenti Meta ka dhënë nënshtetësi në formë të përshpejtuar për persona të inkriminuar, një prej të cilëve sipas tij ka kryer 5 vrasje në Kosovë.

Për më tepër thotë Doçi, ky preson i është dhënë nënshtetësia shqiptare, pasi është konsideruar nga presidenti Meta si aset kombëtar. Gjithashtu nënshtetësi sipas Doçit, janë dhënë edhe për  shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, që kanë kryer një sërë paligjshmërisë në vendin e tyre.

Këto pasaportat janë dhënë për qokë, apo për përfitime financiare, si e mendon këtë gjë?

Adriatik Doçi: Aktualisht unë kam dokumentuar, paligjshmërinë e dhënies së nënshtetësive shqiptare, duke e kamufluar me personalitete që vërtetë e meritojnë dhe e kanë futur persona të tjerë. Për çfarë arsyesh e ka shkelur Presidenti i Republikës në mënyrë flagrante ligjin, kjo duhet hetuar nga organet ligjzbatuese. Dyshimet e mia janë për qoka,  për përfitime politike, mbase për interesa të caktuara financiare. Ose mund të jenë të gjitha, ose asnjëri nga këto versione, këtë duhet ta verifikojë prokuroria.

Po përse duhet unë të shkel ligjin në kohë, kur mund të them t’i do e marrësh pasaportën shqiptare, do të presësh kohën e nevojshme dhe jemi brenda rregullave. Presidenti më duket shumë naiv në sjelljen e tij, jo vetë presidenti, stafi teknik ligjor që merret me këtë gjë nuk më duket aq naiv sa të bënte këtë gabim. Nuk ka ndonjë lapsus këtu?

Më të vërtetë nuk bëhet fjalë vetëm për kohën, në procedurat normale zgjasin rreth 1 vit. Nuk është vetëm koha është dhe kushti. Sepse që të futen në këto procedura, aplikanti për nënshtetësi shqiptare duhet të ketë banesë në Shqipëri dhe duhet të paktën të ketë jetuar të paktën 5 vitet e fundit në Shqipëri, këtë kusht nuk e plotësojnë, duke mos e plotësuar këtë kusht, i kanë hyrë kësaj procedure të përshpejtuar nën kamuflimin e aseteve kombëtare.

Juve nuk mendoni që koha është elementi kryesor në këtë gjë. Në momentin që keni sjellë në vëmendjen publike, a ka pasur një reagim nga prokuroria. A të kanë thirrur për këtë gjë?

Aktualisht nuk ka asnjë lloj lëvizje dhe sinjal nga prokuroria të nis hetimet, për të konfirmuar nëse këto fakte që ne i përcjellim publikut, ky investigim, ka apo jo elementë të veprës penale të konsumuar nga Presidenti i Republikës. Sipas meje Presidenti i Republikës ka shpërdoruar detyrën, faktet këtë tregojnë.  Në reagimin e presidencës, përveç fyerjeve familjare, shantazhit, kërcënimit të koduar, kishte një pretendim që këtë nënshtetësi të dhënë në emër të interesit kombëtar, të cilët rezultojnë një pjesë që janë persona të inkriminuar.

Një ndër personat është dënuar me vendim të formës së prerë për 5 vrasje, për vrasjen e një familje të tërë në Kosovë. Ky person ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, jo me procedurë të zakonshme, por e ka marrë nënshtetësinë si një aset kombëtar. Sepse me procedurë normale ai e ka kryer dënimin dhe mund të vazhdojë të aplikojë për nënshtetësinë shqiptare. Por ta marrë nënshtetësinë shqiptare si hero është shumë komprometuese për opozitën dhe Presidentin e Republikës. Në këtë listë ka persona të arrestuar për manipulim votash. Këto janë shqiptar të kosovës. Janë persona të arrestuar për grabitje pronash, për dhunë, përleshje nëpër institucione, të gjitha të dokumentuara të përfolura dhe akuzuara nga mediat./Top Channel

/e.rr

Next Post
Dy javë nga zgjedhjet në SHBA: Si do të votojnë shqiptarët e Amerikës dhe sa ndikojnë në rezultat

Dy javë nga zgjedhjet në SHBA: Si do të votojnë shqiptarët e Amerikës dhe sa ndikojnë në rezultat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In