Gazetari Milaim Zeka ka rrëfyer një histori personale lidhur me marrëdhëniet e shqiptarëve me shtetin grek.
Në studion e ‘Top Story’ Zeka tregon për xhirimet e një dokumentari dhe darkën e zhvilluar me kryetarin e bashkisë së Follorinës.
Ky i fundit u ngrit përpara të ftuarve për të bërë një dolli e më pas filloi të mbante ligjërata kundër shqiptarëve.
Zeka tregon se në ato momente u çua për të bërë dhe ai një dolli, të cilin e përfundoi duke treguar se ishte shqiptar dhe aty, darka u konsiderua e prishur.
“Unë e njoh shumë mirë Greqinë. Serbët janë 100 vjet para grekëve me nacionalizmin e tyre që e kanë më shumë modern.
Nuk na kanë trajtuar siç i kanë trajtuar çamët. Kur ikën shqiptarët e Shqipërisë në Greqi në 1991 unë po bëja një dokumentar dhe filmova në Greqi.
Kryetari i bashkisë na shtroi një darkë dhe u ngrit dhe bëri një fjalim shumë racist për shqiptarët. Unë mora gotën e rakisë dhe bëra një dolli, dhe i thashë jam shqiptar. Aty u prish darka”, u shpreh Zeka.











