• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Gazetari Tom Therçaj, nderohet me Çmimin e Ekselencës në Itali

by Java News
23/12/2022 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Në mjedisin e bukur të kishës kolegjiale të Santa Maria delle Grazie në Marigliano, Itali, u zhvillua rituali i edicionit XXII të Çmimit të Festivalit Botëror Klasik Kulturor të Napolit kushtuar formave të ndryshme të artit dhe kërkimit shkencor, teknik dhe juridik nën drejtimin e producentit dhe muzikantit Lorenzo Maffia.

Kjo veprimtari solli në skenë ekselenca të vërteta në fushën artistike, kulturore dhe shkencore, të cilët kanë një karrierë të pasur profesionale dhe  janë dalluar gjatë vitit 2022  për aftësitë e tyre krijuese dhe njerëzore.

Ceremonia e ndarjes se çmimeve u drejtua nga gazetarja e talentuar Ertilia Giordano nën shoqërinë e aktorit të mirënjohur Andrea Fiorillo, i cili krijoi momente të këndshme edhe me aktorin spanjoll Marc Parejo, i ftuar nderi i mbrëmjes.

Përveç personaliteteve italiane të fushave të ndryshme si arti, kultura, spektakli, filmi, gazetaria, shkenca, mjekësia, mjedisi, etj., u nderuan me  çmime edhe përfaqësues të vendeve të tjera si Shqipëria, Spanja, Ukraina, SHBA, Korea e Jugut, dhe Kina.

Kryebashkiaku i Marigliano, Dr. Giuseppe Jossa, i dorëzoi çmimin ndërkombëtar Profesor Wang Shaoqiang, drejtor i Muzeut Guangdong, muzeu më i madh dhe më i rëndësishëm në Kinë, përmes lidhjes video.

Për rubrikën KULTURË, çmimin e mori gazetari shqiptar Tom Therçaj.

“Këtë vlerësim ia dedikoj Radio Televizionit Shqiptar, transmetuesit publik ku punoj prej më shumë se 35 vitesh”, u shpreh përmes emocioneve gazetari dhe producenti Therçaj.

“Gazetaria televizive është një punë në grup, ndaj dua ta ndaj këtë çmim me operatorët, montazhierët dhe gjithë ata që shërbejnë për të informuar publikun. Profesioni im, plot tri dekada, më ka lidhur me Italinë, ku kam realizuar kronika, emisione dhe dokumentarë të ndryshëm. Kam pasqyruar jetën dhe integrimin e bashkatdhetarëve tanë në Gadishullin e Apenineve, këtë vend mik me kontribut të spikatur për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.”

 Kryetari i Shoqatës Napoli Cultural Classic, Dr. Carmine Ardolino është një emër i njohur, i cili prej më shumë se dy dekadash ka kthyer në traditë organizmin e veprimtarisë për vlerësimin, si dhe ndarjen e çmimeve për përfaqësuesit e spikatur të fushave të ndryshme.

 

Next Post
Veliaj dhe Myftiu i Tiranës shërbejnë drekën e festave në qendrën sociale “Të Qëndrojmë së Bashku”: T’i gjendemi pranë njëri-tjetrit

Veliaj dhe Myftiu i Tiranës shërbejnë drekën e festave në qendrën sociale “Të Qëndrojmë së Bashku”: T’i gjendemi pranë njëri-tjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In