Analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri e përjashton mundësinë e një koalicioni të madh PD-PS. Në studion e “Arnautistan”, në MCN TV, Yzeiri tha se Rama dhe Basha janë larg njëri-tjetrit.
“Kundër një koalicioni PS-PD. Janë diametralisht të kundërta. Te ne nuk ka parti tradicionale me idologji të caktuar. Ato dallojnë sepse mentaliteti i tyre është krejtësisht i kundërt. Rama dhe Basha nuk mund të bëjnë me njëri-tjetrin”, tha ai.
Yzeiri tha se gjasat që PD-ja të dalë fituese nga zgjedhjet e 25 prillit jan ëtë vogla.
“A mund ta fitojë Fierin, PD, Vlorën, Gjirokastrën apo Tepelenën? Si mund të thuash se fitoj kur ke ndarë PD në 4 copa”, tha ai.
Yzeiri foli dhe për marrëdhëniet shqiptaro-serbe.
Yzeiri u shpreh se ndryshon qasja e shqiptarëve të Shqipërisë ndaj sebëve nga ajo e shqiptarëve të Kosovës në marrëdhënie tjetër me ta.
“Shqiptarët në Kosovë kanë një histori dhune e gjaku me serbët dhe do kohë të kapërcehet. Këtë hap më parë duhet ta bëjnë serbët të cilët nuk e pranojnë kurrë atë që kanë bërë”, shtoi Yzeiri.
“Më duhet të bëj një dallim më shumë kulturor. Ne për arsye që dihen kemi qenë të ndarë me gjysmën tonë në Kosovë dhe kemi përftuar qasje të ndryshme për serbët apo grekët.
Ndryshon qasja e shqiptarëve ndaj sebëve. Shqiptarët e Kosovës kanë që në një marrëdhënie tjetër me ta.
Një ditë patjetër e kaluara të harrohet dhe të krijojmë marrëdhënie, por e shoh pak me skepticizëm. E shkuara disa herë riciklohet.
Marrëdhëniet mes popujve ku njëri është dominuar janë marrëdhënie që nuk krijojnë klimë për mirëkuptim. Shqiptarët në Kosovë kanë një histori dhune e gjaku me serbët dhe do kohë të kapërcehet. Këtë hap më parë duhet ta bëjnë serbët të cilët nuk e pranojnë kurrë atë që kanë bërë”, tha gazetari.
g.kosovari