• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari rrëfen përvojën 52-ditore në luftën me COVID: Jam në jetë, sepse shkova në kohë në spital

by Java News
26/02/2021 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Mark Simoni i ftuar në “Shqip show” nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv, ka rrëfyer përvojën 52-ditore të tij me Covid-19. Ai nuk ka lënë pa përmendur punën e mjekëve, të cilët sipas tij ishin në gatishmëri. Ndërsa është pyetur nëse e kishte telefonin gjatë kohës që ishte në spital, ai e ka pohuar një gjë të tillë.

Mark Simoni:Kur kam shkuar në spital, kam patur nevojë për 45 litra oksigjen, unë po rrija në shtëpi me 5 litra. Pra kisha humbur 4 ditë kohë. A ka spitali mëkatet e veta? Mund të ketë. Borgesi thotë” Unë u verbova,sepse pa dashje në parajsë mund të ketë hyrë një njeri fshehtas”. Edhe në spitale mund të ketë hyrë një Tire, por këto ashtu si nuk e ndriçojnë shëndetësinë, as nuk e errësojnë.

Mark Simoni:Në një tërësi të madhe, jo vetëm në mjekësi, por në të gjitha fushat, kanë të këqijtë e vet, neglizhentët e vet. Kjo është taksative. Unë flas për një realitet të cilin e kam jetuar, e kam gjykuar, e kam, shijuar dhe kam marrë rezultatet e punës së tyre(mjekëve). Për shembull unë kam një mjek, Arben Tanka, të flas me konsideratën më të lartë për të, një mjek që çdo çast ishte në gatishmëri, në front në, në konsultim, ishte një njeri shumë i dashur, njeri shumë pasionant, njeri që e do mjekësinë, njeri që i donte dhe respektonte pacientët. Alma Teferiçi, e mrekullueshme, ajo kishte një bisedë lakonike, mundohej të ta lehtësonte sëmundjen. Pra, këta mjekë luajnë të gjitha realitetet. Aty ku mungon ilaçi, ka fjalën, aty ku mungon batanija, kanë kujdesin.

Rudina Xhunga: Pse, mungonin?

Mark Simoni: Jo,absolutisht, brenda kushteve shqiptare, ne kemi parë dhe jashtë, realitete të tjera, kemi parë infrastrukturë, logjistikë, ndoshta shumë më të mirë, por në realitetin tonë, për aq sa i duhet një të sëmuri, ne e kishim. Kujdesi i infermiereve, një herë po ti bije ziles, vinin menjëherë te koka. Mjekësia është një hambar i madh, ku ka nga të gjitha.

Rudina Xhunga: Domethënë ti hyn te ata që thua shpëtova se isha në spital?

Mark Simoni: Jo, gjithmonë Zoti. Unë nuk jam praktikant, por jam njeri si gjithë njerëzit e botës që nuk e përjashtoj Zotin. Por, Zoti është një gjë, që është çdo gjë por brenda zotit janë edhe mjekët, edhe mjekësia, edhe shëndetësia, edhe ilaçet, edhe familja ime, që më kanë qëndruar te koka në kuptimin e komunikimit, se aty nuk kishte mundësi ti takoje, miqtë e mi të letërsisisë, vetëm mesazhe në tel, që flasin jo po nk kishim telefon.

Rudina Xhunga: Telefonat lejoheshin?

Mark Simoni: Absolutisht po, telefonin e mbaja te tavolina, kam bërë shkrimet. Këto pastaj më duken negativizma të vogla.

Rudina Xhunga: 52 ditë pse ishe? Pati dhe komplikacione të tjera?

Mark Simoni: Një periudhë kam patur temperaturë, dhe ndoshta 28 kanë qenë dhe mjekët pak në dilema me shëndetin tim.

Rudina Xhunga: Ti e dije që ata kishin frikë për jetën tënde?

Mark Simoni: Jo, nuk i perceptoja shumë. Sepse kur je gjallë, siç thotë Markezi” Njeriu nuk e takon asnjëherë vdekjen,se kur është njeriu, nuk është vdekja, dhe kur vjen vdekja, nuk është njeriu. Pra nuk e di a je, ti mund të jesh, por nuk e percepton sepse nuk ke mjetet e mjaftueshme, nuk e njeh si eksperiencë, dhe nuk e di se ke qenë në vdekje, si të thuash.

Rudina Xhunga: Kishe njerëz që i pe gjallë në mëngjes, ndërkohë që në darkë vdiqën?

Mark Simoni: Absolutisht po. Ishte shokuese, shumë tronditëse,të dhimbseshin. Unë jam natyrë e ndjeshme. Por nuk isha i zoti të jepja ndihmë, që ndihma ime do të ishte kot por angazhohesha shpirtërisht.

Next Post
“10135 vaksinime anti-COVID janë kryer në Shqipëri”/ Manastirliu: Vijojmë procesin me bluzat e bardha, më pas grupet e rrezikuara

"10135 vaksinime anti-COVID janë kryer në Shqipëri"/ Manastirliu: Vijojmë procesin me bluzat e bardha, më pas grupet e rrezikuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In