• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gazetari Roberto Saviano: Mafia po “ha” Evropën përballë heshtjes së të gjithëve, kriminelët vrasin gazetarët e s’reagon njeri

by Java News
27/01/2022 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roberto Saviano jeton fshehurazi prej 15 vitesh, i mbrojtur nga policia që me botimin e librit të famshëm “Gomorra”, ku denonconte hapur mafian dhe krimin e organizuar në Itali.

Një libër i cili u shndërrua në ndër më të shiturin por që i solli një jetë plot andralla e të vështirë. Së fundmi, Saviano ka nxjerrë romanin grafik me titullin “Jam ende gjallë”, një bashkëpunim me karikaturistin Asaf Hanuka. Sipas shkrimtarit italian, mafia është duke ‘ngrënë’ Evropën dhe përballë këtij realiteti të gjithë po heshtin. Në një intervistë për gazetën spanjolle Lavanguardia, Saviano shpjegon se si sot nuk është më ai solidaritet që ka qenë dikur kur kërcënoheshin me jetë gazetarët.

Thirrja e fundit e këtij romani grafik, “Jam ende gjallë!” Është triumf apo një klithmë dëshpërimi?

Një klithmë e dëshpëruar. Sepse nuk më kanë lënë as të gjallë e as të vdekur. Të thuash që jam gjallë është më tepër shpresa e së ardhmes. Meqë akoma më ke lënë trupin, frymën, tani përpiqem të rikuperoj jetën time. Kur isha 26 vjeç dhe e gjithë kjo ndodhi, gjithçka që perceptoja ishte komplet ndryshe. Kanë kaluar 16 vite dhe kam humbur kaq shumë. Ka qenë shumë e vështirë. Dhe gjithashtu kuptova se gjërat kishin ndryshuar kur vitin e kaluar Capo Bidognetti u dënua për kërcënimet ndaj meje dhe lajmi as që bëri bujë. Ndoshta nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Evropë që kapoja i një klani të ishte dënuar për sulme ndaj një gazetari.

Është sikur të ishte diçka e zakonshme në të njëjtin kontinent ku Daphne Caruana Galizia në Maltë, Jan Kuciak në Sllovaki dhe një gazetar holandez u vranë. Ky i fundit pasi doli nga një kanal televiziv në qendër të Amsterdamit. E gjithë kjo nuk ka gjeneruar një reagim nga ana e shoqërisë civile, aq sa krimi i organizuar të kishte një perceptim shumë herë më të mirë se politika. Po ta mendosh mirë, mafiozët bëjnë punën e tyre dhe thonë atë që duan: para, pushtet, në vend të kësaj, politikani thotë se do të mirën time dhe do vetëm pushtet. Mafiozi nuk thotë se është më i mirë se unë, por se është i fortë. Këtë vit kam parë humbjen totale të asaj që dikur ishte forca e luftës antimafia.

Keni folur për Sllovakinë, Maltën, Holandën… A flasin këto vdekje për fuqinë e mafies dhe mungesën e frikës dhe neglizhencën evropiane?

Ata nuk kanë frikë. Dhe kësaj gjendjeje nuk i jepet më rëndësi. Ishte një kohë, në vitet shtatëdhjetë nëse një autor apo gazetar ishte në rrezik, kishte një lëvizje të madhe solidariteti. Nuk ka ndodhur qëkur Ahmet Altan, një shkrimtar turk, është dënuar me burgim të përjetshëm me një akuzë zyrtare se ai kishte nxitur grushtin e shtetit përmes medias. Askush nuk ka lëvizur as gishtin. Në të kaluarën, kur burgosej një shkrimtar për romanet e tij reagimi do të kishte qenë i jashtëzakonshëm.

Askujt nuk i intereson sot. Logjika është se ai që ekspozon veten është sepse shpreson të fitojë diçka dhe për këtë arsye nuk ia vlen të dëgjohet. Pra, ne jemi të gjithë në një vetmi totale. Kam parë gjëra të pabesueshme. Gazetarët polakë i kanë duart e lidhura, hungarezët janë nën presion të pafund, po ashtu edhe shqiptarët  Unë jam dërguar në gjyq nga Matteo Salvini dhe nga Giorgia Meloni. Imagjinoni sikur të kishte ndodhur me Berlusconin: Berlusconi e çon Savianon në gjyq, do të ishte folur kaq shumë në media. Por tani kjo gjë shihet si normale. Asgjë nuk përbën rëndësi. U jepet rëndësi gjërave krejt të tjera dhe mafia e ka kuptuar këtë gjë, shumë mirë.

A po rriten mafiet në Evropë?

Pandemia ka dobësuar një pjesë të krimit të organizuar. Ashtu si me kompanitë, ato që ishin në krizë, të njëjtën gjë pësoi edhe krimi i organizuar. Në Spanjë problemi nuk lind sepse qeveria është krejtësisht e verbër. Por tani me krizën e Covid-it, kush blen restorante në Barcelonë apo në Sevilje duke qenë në krizë? Këtu hyjnë në lojë grupet kriminale. Gjeorgjianët, rusët, kalabrezët, me emra shoqërish që thonë asgjë për botën spanjolle. Djali italian që u vra në Lloret, ishte e qartë që u ekzekutua nga dy çeçene, pjesë të një organizate kriminale. Ka një kolonizim të Spanjës nga mafia çeçene, gjeorgjiane dhe ruse prej shumë vitesh. Është e vërtetë që tani ka një gjyqësor që i njeh mirë këto dinamika, jo si 20 vjet më parë. Por nuk kjo mjafton sepse politika nuk merret direkt me këtë problem. “Mafia po ha Evropën përballë heshtjes së të gjithëve”./m.j

Next Post
Beatrix nuk humb kohë! Publikon papritur një këngë për historinë e saj me Donaldin

Beatrix nuk humb kohë! Publikon papritur një këngë për historinë e saj me Donaldin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

March 3, 2026
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In