• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gazetari që u plagos në 21 Janar: Ngjarja, njollë e zezë për të djathtën! Familja Berisha e ka kapur prej fyti drejtësinë

by A R
22/01/2023 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje u shënuan plot 12-vjet nga dita kur në bulevard, gjatë protestës së thirrur nga PS në atë kohë në opozitë, u vranë 4 persona dhe disa të tjerë u plagosën.

Ngjarja e asaj dite ka tronditur vendin dhe akoma nuk është hedhur dritë për vrasjen e Ziver Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtaj .

Një nga personat e plagosur në protestën e 21 janarit ishte edhe gazetari Fatos Mahmutaj.

Në një lidhje live për Vizion Plus Mahmutaj u shpreh skeptik për rihapjen e hetimete, duke theksuar se provat kanë qenë aty, por ka munguar vullneti për t’i shkuar deri në fund.

Mahmutaj tha më tej se ka shumë dëshmimtarë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë, përfshi edhe vetë gazetarin, që siç thotë ai nuk është thirrur asnjë herë nga institucionet e drejtësisë.

“Jam shume skeptik per rinisje hetimesh dhe rihapje çeshtjesh. U bene 12 vjet që hapen plagët e qelbëzuara në 21 janar. Ato prova aty gjendeshin, nuk ranë nga qielli prova të reja. Aty ishin edhe pamjet filmike dhe të majtët në pushtet prej 10 vitesh. Është e njëjta histori e njëjta ngjarje dhe është një show mediatik.

SPAK ka më tepër se 3 vjet. Një mandat e mbaroi ai drejtuesi i SPAK. Ai bëri vetëm një vilë në Gjirin e Lalzit krah Berishës dhe Metës. E kam humbur besimin te drejtësia. Është show mediatik. Kemi dhjetra dëshmimtarë, përfshi edhe mua e nuk më ka thirrur askush për të dëshmuar. Është tjetërsuar dosja e 21 janarit. Sipas ligjit shqiptar nuk mund të gjykosh një gjë të re me të njëjtat prova dhe të njëjtët njerëz”, tha Mahmutaj.

Gazetari akuzoi kreun e PD Sali Berisha se ka gisht në zbardhjen e ngjarjes, teksa e cilëson 21 janarin si njollën e zezë për PD dhe drejtësinë.

“Nga 21 janari nuk ka mbetur asnjë gjë e pazbuluar. Çdo gjë është e zbardhur. Mungon vetëm vullneti për ta zbardhur, që e ka kapur prej fyti Sali Berisha me familjen e vet. Ka për të mbetur një njollë e zezë për të djathtën mbi popullin e vet. Bëri një gjë që nuk e bëri as Ramiz Alia. Do mbetet një njollë e zezë për drejtësinë që nuk është zbardhur asnjë dosje që ka dorë Berisha apo familja e tij siç është Gërdeci, zhdukja e Kostra Trebickës etj”, tha Mahmutaj.

Gazetari shtoi se ka qenë ngjitur me viktimën Hekuran Deda, ndërsa tregon dhe personat që mund të kenë qëlluar mbi protestuesit në 21 janar 2011.

“Hekuran Deda ka qenë ngjitur me mua dhe ende nuk e kam të qartë atë e kapi plumbi që më plagosi mua apo breshëria e plumbave që lëshoi Agim Llupo. Kishte shumë njerëz në një hapësirë të vogël. U qëllua nga taraca e Kryeministrisë drejt nesh që më pas mësova që ishte bodigardi i Berishës që qëlloi me pistoletën e Andrea Prendit.

Unë jam i gatshëm të përgjigjem kurdo por nuk më kanë thirrur për këtë çështje”, tha ai.

/a.r

Next Post
debora

Dëborë dhe shi në Qarkun e Korçës, të gjitha akset rrugore të kalueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In