• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gazetari që jetoi mes shqiptarëve në shtëpitë e barit: Nuk bëjnë jetë luksi, me zor shtyjnë muajin!

by A R
19/10/2022 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ëndërra e mjaft shqiptarëve, veçanërisht të rinjve, është të mbërrijnë në Angli. Por si është realiteti me të cilin përballen ata?

Gazetari i njohur, Ervin Koçi, ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar për të bërë një reportazh për të rinjtë shqiptarë që marrin rrezikun për të hipur në gomone dhe të shkojnë atje.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, Koçi u shpreh se jeta e këtyre të rinjve shqiptarë në Angli nuk ishte aspak ashtu siç reklamohet në rrjetin social “TikTok”.

Sipas tij, ishin të rinj që me zor shtynin muajin dhe se jeta e tyre ishte tejet e vështirë.

“Mund të kishin kaluar trauma. Dy djem nuk i zinte gjumi, vinin melodinë e shiut që të bënin një gjendje qetësie që të flinin. Nuk është një jetë luksi, përrallash siç reklamohet në “TikTok”. Ishin mashtruar nga “TikTok”, do pasuroheshin, do krijonin pasuri menjëherë.

Kishte të rinj që kishin 2-3 vite që punonin dhe do t’i ndanin në paratë në 3 pjesë. Do të paguanin borxhin e rrugës, paratë që do sillnin për familjen dhe paratë për tu ushqyer vetë”, tha gazetari i njohur.

Ky i fundit u shpreh se ‘këta të rinj shqiptarë skllavërohen me dëshirën e tyre”.

“Pranon me vetëdije që të merrnin këtë sfidë. Dy veta kishin qenë duke u mbytur në gomone, pasi ishte prishur dhe mbushej me ujë. I kishin ndihmuar autoritetet angleze. Marrin rreziqe të mëdha e kur shkojnë atje kuptojnë se si është në të vërtetë. Nëse sëmuresh ti nuk ikën as në spital, se nuk ke letra. Ato nuk kanë një pagë fikse, paguhen me përqindje. Mallin janë të detyruar t’ia shesin pronarit të shtëpisë me çmimin që do ai”, tregon Ervin Koçi.

Sipas gazetarit, kishte raste që kur bima narkotike ishte drejt përfundimit, shtetas të kombeve të tjera shkonin u thyenin shtëpinë dhe ua merrnin.

Koçi u shpreh se reportazhin e ka realizuar me telefonin e tij, për shkak të sigurisë. Më pas ai shtoi se ata të rinj kishin mall për Shqipërinë dhe mendonin se një ditë do të ktheheshin.

“Ata thonin se një ditë do të ktheheshin. Por preferojnë që të krijojnë një kapital që të mos vijnë duar bosh.

Nëse ti do të largohesh nuk të ndalon njeri, të përcillnin. Por nëse je në shtetin anglez pa letra, e ke të vështirë të gjesh një punë tjetër të rregullt. E je i detyruar që të shkosh më pas drejt kësaj pune sërish.

Ka pasur të rinj që janë larguar për shkak të problemeve që kanë pasur, por që pas 3 muajsh janë rikthyer, e kjo për çështje se ju duheshin para për tu ushqyer”, tregon gazetari.

Ky i fundit u shpreh se “aktiviteti më argëtues për ta ishte një dorë letra, e më pas shpërndaheshin në shtëpitë që do bënin roje”.

“Shtëpia që ishte më afër prodhimit të bimës, shkonin djem të tjerë për t’i ruajtur, e të shikonin nëse vinte një tjetër për të thyer shtëpinë. E atje nuk shkonte t’i binte derës për ta vjedhur më pas, por dera hidhej në tokë, kishin armë të ftohta, hanxhar dhe thika. Në të tilla raste preferonin jetën dhe iknin duke u dhënë bimën”, shton Koçi.

I pyetur nëse kishte të rinj shqiptarë që posedonin makina luksoze si “Lamborghini”, gazetari u shpreh:

“Mesa pashë unë ato ditë, asnjë nga ato djemtë nuk kishte një automjet për të lëvizur, jo më një “Lamborghini”. Jo të gjitha rastet mund të quhen raste suksesi, nëse mund të quhet e tillë, pasi një ditë ata do të përballen me ligjin.

Kishte nga ata që thosin ‘ta dija se do ishte kështu, nuk do kisha marrë borxh për të ardhur këtu’. Kthimin në Shqipëri e mendonin, por jo të shpejtë”.

Sipas gazetarit, të rinjtë shqiptarë marrin rrugën drejt Anglisë për të bërë para shpejt dhe në Shqipëri ka vështirësi të mëdha për t’u integruar në shoqëri.

“Shqiptarët mund të ikin në vende të ndryshme pa viza, por është marketingu që i kanë bërë grupet kriminale Anglisë. “TikTok” i ka marrë në qafë të rinjtë shqiptarë. Ata shikonin djemtë me makina të bukura, e kërkonin luksin përmes rrugës së gabuar. Shqiptarët nuk po bëjnë kriminalitetin më të madh, por reklama që kanë bërë i ka sjellë nam. Kombet e tjera janë më të rrezikshëm. Kishte shqiptarë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga veriu dhe nga jugu”, përfundoi gazetari Koçi.

/a.r

Next Post
Shpërthim i fuqishëm në Tiranë! I vihet tritol një dyqani pranë ish-Bllokut

‘Ishte një person me kapuç’! Çfarë kapën kamerat e sigurisë në dyqanin ku u vendos tritol pas mesnate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In