• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari nxjerr gënjeshtrën e Metës: I dha nënshtetësi VIP të dënuarit me 30 vjet burg pasi vrau 5 vetë, ja provat

by Ardit Rada
27/10/2020 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta vazhdon të fshehë me shpifje personale ndaj gazetare dhe gënjeshtra skandalin për nënshtetësitë e dhëna me procedurë të privilegjuar personave që nuk kishin të drejtë dhe duke anashkaluar kontrollet e sigurisë. Sot gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi, autor i investigimit që zbuloi skandalin, u dëgjua nga komisioni i sigurisë së Parlamentit para të cilit tregoi se mes 419 rasteve të nënshtetësive të dhëna nga Meta me një procedura të rezervuar vëtëm për figurave “me vlerë kombëtare”, është edhe Arsim Fadil Ramandani, 39 vjeç, një ish luftëtar i UÇK-së i dënuar me 30 vjet burgim për masakrimin e një familje të tërë në 2001 në Kosovë.

Pak minuta pas audicionit, Ilir Meta lëshoi një deklaratë me të cilën rikthehet të kërcënojë dhe të ofendojë me shpifje gazetarin Adriatik Doçi dhe thotë se Doçi gënjen pasi Arsim Ramadani ”referuar dokumentacionit zyrtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, certifikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Kosovës, rezulton I PADËNUAR”.

Në të vërtetë, kush gënjen në këtë mes, është Presidenca, pasi siç rezulton nga ky aktvendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 2 tetor 2017, për Arsim Ramadanin është konfirmuar kushtetuetshmëria e dënimit me 30 vite burg për 5 vrasje dhe një tentativë vrasje me vendim të Gjykatës supreme të Kosovës me dt. 10 shkurt 2016.

Arsim Ramadani është shpallur fajtor bashkë me vëllain Burim dhe të tjerë bashkëpunëtorë për masakrimin natën e 20 gushtit 2001 të familjes Hajra, në një pritë të bërë gjatë rrugës Baice-Terstenik në komunën Drenas. Hamza Haira 50 vjeç po kthehej në shtëpi bashkë me familjen e tij nga një ceremoni dasmore. Gjatë sulmit më kallashnikov mbetën të vrarë Hamzai, gruaja Miradija 45 vjeç, djali Xhevdeti 22 vjeç, vajzat Mimoza 14 vjec dhe Adelina 9 vjeç. Mbeti e plagosur vajza e katërt, Pranvera 17 vjeç, e cila ishte dhe një dëshmitare e akuzës në proces. Arsim Ramadani dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan një vit më pas, falë dëshmisë së Blerim Kiçinës, një nga anëtarët e komandos, që i cili disa javë më pas ndryshoi version. Ndërkohë prokuroria kishte mbledhur prova të konsideruara të mjaftueshme e që i rezistuan të tre gradëve të gjykimit, përballë gjykatave të përbëra dhe nga gjykatës ndërkombëtarë.

Hamza Haira kishte punuar si polic krimesh në Kosovë në kohën e Millosheviçit dhe ishte një dëshmitar në procesin në Hagë. Arsim Ramadani, që kishte luftuar në radhët e UCK-së ashtu si dhe anëtarët e tjerë të komandos, në 2017 u fal bashkë me dy të dënuarit e tjerë për masakrën, nga ana e presidentit Hashim Thaçi dhe kështu doli nga burgu. Ajo falje shkaktoi protesta të mëdha nga komuniteti ndërkombëtar.

Përmes një komunikate të lëshuar për media nga Ambasada Amerikane në emër të shteteve të Quint-it thuhet se vendimi i presidentit është shqetësues. “Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”. Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në teritorin e saj.”, thuhet në njoftim për media. Pjesë e shteteve të Qunt-it janë diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë e Italisë.

Tani, Presidenti i Republikës Ilir Meta injoron të gjithë këto precedente dhe akuzon gazetarin që i ka bërë të ditura se është gënjeshtar duke e përcaktuar Arsim Ramadanin “të padënuar”. Nga të gjithë dokumentet e mbledhura gjatë investigimit nuk ka asnjë dyshim se bëhet fjalë për të njëjtin person, lindur në Baince (Kosove) ne dt. 10. 10.1981. Kush gënjen në të vërtetë? Nuk na takon ne të gjykojmë rastin konkret dhe as historinë gjyqësore të Arsim Ramadanit, por ne na takon e drejta të pyesim Ilir Metën: Cila është vlera kombëtare që përfaqëson ky individ i dënuar me 30 vite burg deri në pikën sa të meritojë nënshtetësinë me procedurë të përshpejtuar në të njëjtin dekret me të cilin ja keni dhënë edhe shkrimtarit të mirënjohur Kim Mehmeti? /shqiptarja.com

Next Post
E rëndë/ Goditet me raketë ministri i Mbrojtjes së Armenisë, dalin pamjet kur ushtarët azerë sulmojnë makinën e tij

E rëndë/ Goditet me raketë ministri i Mbrojtjes së Armenisë, dalin pamjet kur ushtarët azerë sulmojnë makinën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

July 6, 2026
Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

July 6, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Në Kryesi futi ata që i bëjnë më shumë like”, Salianji: Berisha e ka kthyer PD në biznes personal dhe po mban Ramën në pushtet

July 6, 2026
Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

July 6, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

July 6, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Shtohen rastet me alergji gjatë verës, mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

July 6, 2026
Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

July 6, 2026
“Përçarje” në BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

“Përçarje” në BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

July 6, 2026
I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shkodër, lëndë plasëse në një automjet, ja informacionet paraprake

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In