Gazetari norvegjez Paul Refsdal në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare”, sqaron vizitën e tij të parë në Shqipëri, që ishte nisja e luftës në Kosovë gjatë vitit 1998.
Ai tregon momentin e plagosjes dhe takimin me komandant “Gjarprin”, Kadri Veselin dhe figura të tjera të UÇK-së, teksa thotë pse është i zhgënjyer për situatën aktuale atje.
-Kjo është hera e parë që jeni në Shqipëri?
Paul Refsdal: Jo, isha gjatë luftës në Kosovë.
-Keni qenë në veri..
Paul Refsdal: Po, në Krumë, Bajram Curri, Tropojë
-Dhe ishit i lidhur me UÇK?
Paul Refsdal: Ishte viti 1998 dhe viti 1999
-Si i kontaktuat ata?
Paul Refsdal: Në Norvegji takova disa njerëz që po mblidhnin para për ta dhe më dhanë kontakt me ta.
-Shqiptarë?
Paul Refsdal: Po, po kosovarë. Ishte e thjeshtë. Ata nuk i pëlqenin shumë gazetarët. Unë isha një përjashtim dhe më pranuan të shkoja me ta.
-Krahasuar me grupet e tjera ushtarake, si ishin të organizuar ata?
Paul Refsdal: UÇK ishte e mirëorganizuar deri sa gjërat filluan të shkonin keq
-Kur filluan të shkonin keq dhe pse?
Paul Refsdal: Rreth korrikut 1998 kur ushtria serbe filloi të sulmonte. Po e shtynin UÇK në skuta të vogla. Ndodhi një shpërbërje sepse kur familjet e luftëtarëve lokalë shkuan në male, luftëtarët donin të ishin me familjen e tyre dhe jo të luftonin. Pra ishte një kohë shumë problematike për UÇK por ata ishin të sigurt në një farë mënyre nga NATO
-Kë takuat atëherë? Komandantët e mëdhenj?
Paul Refsdal: Nga plagosja, kam ndenjur në spital por komandanti më takoi. Kam takuar “gjarprin” që është Hashim Thaçi.
-Presidenti aktual i republikës…
Paul Refsdal: Kam takuar “Lulin” që është Kadri Veseli
-Kryetari i Parlamentit
Paul Refsdal: E dija që ishin pjesë e lidershipit në atë kohë por ishte sekret ushtarak në atë kohë por e dija që po takoja dikë nga lidershipi.
-I folët në anglisht?
Paul Refsdal: Gjermanisht
-Çfarë mbani mend nga takimet me ta? Çfarë ju treguan? Çfarë diskutuat?
Paul Refsdal: Ata më folën për planet e tyre
-E ndanë me ju idenë se një ditë do të ishin në politikë, do të drejtonin vendin?
Paul Refsdal: Jo, sigurisht jo. Ata thanë vetëm që duan pavarësinë e Kosovës. Kjo ishte deh ajo që po mendoni njerëzit. Nuk po mendoni se çfarë do të ndodhte pas arritjes së paqes. Çdokush ishte i shqetësuar për arritjen e pavarësisë. Ditën që u arrit pavarësia, njerëzit nuke dinin se kush ishte plani B, çfarë të bënin
-Sa kohë shpenzuat në Kosovë?
Paul Refsdal: Herën e parë kur u plagosa, qëndrova për 3 muaj e gjysmë dhe mu desh të ikja nga e njëjta rrugë nga erdha, duke ngjitur Pashtrikun natën dhe herën e dytë isha atje gjatë pjesës së bombardimeve, 11 javët e bombardimeve
-I keni takuar ata pas luftës?
Paul Refsdal: Po, po. Isha në Kosovë vitin e shkuar gjatë festivalit të filmit në Prishtinë
-Për këtë dokumentar apo një tjetër?
Paul Refsdal: Po, për këtë. Takova “Lulin”, Kadri Veselin. Ishte kënaqësi ta takoja sërish. Ai tani flet anglisht. Nuk fliste anglisht në atë kohë
-Diskutuat për Kosovën sot? E kanë arritur atë për të cilën luftuan?
Paul Refsdal: Ai është shumë pozitiv. E thotë sa për të thënë apo e ndjen vërtetë, nuk e di. Njerëzit e tjerë nga UÇK, të një niveli më të ulët që i njoha nga lufta, janë shumë të zhgënjyer.
-E keni fjalën për luftëtarët?
Paul Refsdal: Po
-Të zhgënjyer me çfarë?
Paul Refsdal: Të zhgënjyer me atë që ka ndodhur në Kosovë, korrupsionin…
-Nga kush?
Paul Refsdal: Ata thonë nga çdokush në qeveri . Unë nuk jam një gazetar investigativ që po hetoj mbi korrupsionin në Kosovë. Po them vetëm atë që më thanë dhe ata thonë që çdokush. Nepotizmi e gjëra si këto…
-Ata ndjehen të zhgënjyer duke patur parasysh për çfarë luftuan dhe çfarë kanë tani?
Paul Refsdal: Po. Kur je në luftë si ajo në Kosovë që ishte një lloj lufte euforike nacionaliste, ka një solidaritet të madh. Mund të shkosh në këto zona, të trokasësh në çdo derë e të thuash që jam i uritur, njerëzit do të japin ushqim, do kujdesen për ju, të bëjnë vend të flesh, solidaritet që nuk e gjen në asnjë vend tjetër në botë. Në momentin që lufta ka mbaruar, njerëzit filluan të mëndonin për veten e tyre. Komandantët që morën fondet, i shesin qymyr Europës, njerëz që mundohen t’i shesin këto, të grabisin diçka. Çdokush filloi të mendonte për veten e tij dhe e shoh këtë gjithmonë. Kur një luftë përfundon, njerëzit mendojnë për veten e tyre por për kosovarët kjo ishte eksperienca e parë. Ka edhe disa familje që kanë humbur njerëzit në luftë, disa luftëtarë që janë invalidë, nuk ndjen se po marrin mbështetjen që meritojnë dhe sigurisht njerëzit zhgënjehen. Dekoratat janë të mira për të nderuar viktimat e luftës, invalidëd. Në Kosovë, nuk janë kaq të mira. Mendoj që BE është për t’u fajësuar sepse BE ka axhendën e saj dhe nuk ka axhendën nacionaliste kosovare. Ata thonë se flamuri yt do jetë kështu që do të duket si flamuri i BE, me hartën e vendit tuaj dhe nuk do të jetë shqiponja dykrenare.
-Axhenda nacionaliste duhet të ndiqet nga populli i Kosovës dhe jo nga BE sepse çdo vend mendon për vete
Paul Refsdal: Po por në vitet e para po vendoste BE. Ata po i paguanin faturat. Pastaj janë krimet e luftës. Njerëzit ndjejnë dhe gjithashtu edhe unë e kisha këtë përshtypje, se komuniteti ndërkombëtar i ka rënë pas shumë ashpër kosovarëve që kanë bërë disa krime lufte ndërsa serbët, kur Milosheviçi iku, nuk merremi më me ata. Kjo është mungesë drejtësie, do krijojmë zemërim tek ata njerëz.










