• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari i “New York Times”: Si na provokonte KGB-ja me femra

by Java News
23/01/2017 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Njëherë në barin e hotelit në Odesë papritmas m’u hodh krahëve një grua e re, herën tjetër na shërbyen vodkë në çajtore, pastaj na arrestuan”. Gazetari i “New York Times”, Serge Schmemann, tregon mbi përvojat e tij me KGB-në në Bashkimin Sovjetik.

 

Nga Serge Schmemann

Në mesin e shumë prej nesh, që kemi punuar në Bashkimin e dikurshëm Sovjetik si reporterë ose diplomatë, krejt muhabeti për «kompromatin» dhe «dezinformacijan» pas dosjes – së paverifikuar – të Trumpit, na solli rrufeshëm në mendje diçka prej të kaluarës së largët.

Në mentalitetin sovjetik, të huajt shiheshin si rrezik i përhershëm dhe i pashmangshëm që duhej të izolohej nëpër rezidenca të ruajtura dhe të monitoruara me banditë të paskrupullt, të ndiqeshin në rrugë dhe t’u kufizoheshin udhëtimet ose të manipuloheshin nëpërmjet propagandës. Që të ishe në anën e duhur, KGB-ja krijonte kinse dosje me materiale të shumta (kompromat) për të huajt, me qëllim që të mund t’i shantazhonte ose t’i hiqte qafe nëse ishte e domosdoshme. Si shumë korrespondentë të huaj, edhe unë isha pjesë e përpjekjeve të tilla – ose së paku ishin disa për të cilat isha i vetëdijshëm.

Njëherë në barin e hotelit në Odesë, që drejtohej prej Intouristit, agjencisë që menaxhonte udhëtimet e të huajve, një grua e re m’u hodh krahëve papritmas sapo kisha hapur pijen. Në Samarkand, mua dhe një kolegu na shërbyen për habi vodkë në një tarracë çajtoreje dhe pastaj na arrestuan për shkelje ligji. Një koleg imi, që ishte antialkoolist i përbetuar, ishte shërbyer me pije alkoolike që të dehej def. Në të gjitha rastet e tilla, ne ankoheshim zyrtarisht dhe nuk merreshim më me këtë punë, duke e pranuar se ky ishte çmimi i të qenët reporter i huaj në një shtet policor paranoiak.

Këto taktika atëherë jepnin rezultatet e veta. Diplomatë, spiunë dhe reporterë të shumtë ishin detyruar të largoheshin për shkak të informacioneve të pista. Por si në rastin e fundit, ishin raporte të paverifikuara – kompromatet mbi të gjitha nuk kanë vlerë pasi të publikohen.

Por edhe pa u provuar kishin efektin propagandistik, që t’u demonstrohej sovjetikëve se sa të rrezikshëm dhe të pamoralshëm janë të huajt. Në fakt, përpjekjet sovjetike për t’ua futur frikën në palcë bashkëqytetarëve të tyre nga djajtë dhe «imperialistët☼ – dhe kështu të rrinë larg të huajve – ishin zhvilluar e përsosur larg më shumë se gjithçka tjetër që kishin përjetuar shtetasit e Bashkimit Sovjetik. Vladimir Vysotsky, bardi i madh i nëntokës së epokës sovjetike, kishte thurur një këngë për një punëtor të rëndomtë sovjetik që kishte udhëtuar jashtë vendit dhe e kishte kapur paniku pas joshjeve subversive në «atë Budapestin polak».

Nuk duhet habitur pse këso taktikash kanë mbijetuar ose janë ringjallur. Rusia e sotme nuk është ai Bashkimi Sovjetik, por regjimi i Vladimir Putinit ka instinkte të ngjashme – si njollosja e cilitdo të huaj aktiv në jetën publike si «agjent i huaj» ose mohimi i provave të pakontestueshme të dopingut në mesin e atletëve rusë si konspiracion ndërkombëtar.

Në lojën spiun-kundër-spiunit, që nuk është unike në Rusi, kompromati nuk ka dyshim se ka viktimat e veta, një diplomat i shantazhuar që spiunon, një gazetar ngatërrestar që detyrohet të largohet, një politikan që diskreditohet. Por në lojën e madhe të gjeopolitikës, përzierja në proceset politike të një vendi tjetër ka edhe rrezikun e shkaktimit të dëmit më të madh.

«Kompromati» dhe «dezinformacija» e epokës sovjetike shërbenin kryesisht për të vënë në pah pasigurinë dhe dobësinë e regjimit. Është vështirë të shihet se sa do t’i ndihmojnë Kremlinit sot.

ma.me

Next Post
Futbollisti i Hull Cityt rëndë pas përplasjes me Cahillin

Futbollisti i Hull Cityt rëndë pas përplasjes me Cahillin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lionel Messi kthehet në vendlindje, e ardhmja e tij tek Argjentina, ende në dyshim

Lionel Messi kthehet në vendlindje, e ardhmja e tij tek Argjentina, ende në dyshim

July 21, 2026
Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Festivali i denoncimeve shpëton vetëm socializmin

July 21, 2026
Do ta kapnin në hotelin ku qendronte/ Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

Do ta kapnin në hotelin ku qendronte/ Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

July 21, 2026
Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të zhvillohet seanca plenare

Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të zhvillohet seanca plenare

July 21, 2026
Kredi me 2% interes për bujqësinë dhe biznesin e vogël, qeveria miraton garancinë e re sovrane

Kredi me 2% interes për bujqësinë dhe biznesin e vogël, qeveria miraton garancinë e re sovrane

July 21, 2026
Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

July 21, 2026
Greqia në alarm, priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Greqia në alarm, priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

July 21, 2026
Detaje tronditëse nga atentati në Elbasan/ Autori i maskuar u ndoq nga fëmijët para sulmit, shënjestra e vërtetë i shpëtoi plumbave

Detaje tronditëse nga atentati në Elbasan/ Autori i maskuar u ndoq nga fëmijët para sulmit, shënjestra e vërtetë i shpëtoi plumbave

July 21, 2026
“Protestat kanë kaluar në anarki”, analisti: Opozita është më larg pushtetit se kurrë!

“Protestat kanë kaluar në anarki”, analisti: Opozita është më larg pushtetit se kurrë!

July 21, 2026
Çamëria nuk falet

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In