• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari Kristo Mërtiri nderohet me titullin e lartë, shkruan prej 50 vitesh për LANÇ

by Java News
07/12/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kristo Mërtiri, një nga gazetarët profesionist që prej gjysmë shekulli nuk rresht së shkruari për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, dëshmorët, veteranët e saj dhe pasardhësit, është nderuar nga Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ me titullin e lartë “Nderi i Organizatës”.

Ceremonia e veçantë e organizuar dje, më 6 Dhjetor 2023 në Tiranë, ka bërë bashkë disa nga figurat më të larta dhe anëtarët e kësaj organizate, të cilët kanë vlerësuar kontributin e Kristo Mërtirit në shtypin e shkruar, në lartësimin e veprimtarisë së LANÇ dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.

Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ “Nderi i Kombit”, i ka dhënë titullin e lartë “Nderi i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ” gazetarit që prej 50 vitesh shkruan për veprimtarinë e lëvizjes së LANÇ.

“Për kontributin e veçantë që keni dhënë e jepni si Pasardhës i Veteranit në OVL të LANÇ në njësinë administrative nr.2, mbroni me shumë pasion vlerat madhore të LANÇ, duke përdorur talentin si gazetar në faqet e shtypit publik.

Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ, ka besimin e patundur, se edhe në të ardhmen, ju do të mbroni e transmetoni vlerat e Lavdishme të LANÇ tek brezat e rinj, ato vlera që janë mëshiruar më së miri, në kontributin që keni dhënë ju dhe familja juaj në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare”, është motivacioni i nderimit.

Një nderim i veçantë për gazetarin, por edhe për vetë Organizatën e LANÇ, sepse Kristo Mërtiri mban dhe ka lartësuar emrin e gjyshit të tij “Dëshmor i Atdheut”, Kristo Sotir Mërtiri.

Biri i fshatit Peshtan në Tepelenë u ekzekutua nga nazistët buzë lumit Vjosa dhe u hodh në greminë, në vendin ku tashmë është ngritur memoriali i përjetësisë që ju flet brezave për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Pena e nipit të tij, Kristo Mërtiri ka shkruar me mijëra artikuj në faqet e shtypit këto 50 vite për vlerat madhore të LANÇ, dëshmorët që e deshën Shqipërinë e lirë më shumë se veten, veteranët dhe pasardhësit e tyre, një prej të cilëve është dhe vetë gazetari.

Nderimi i Kryesisë së LANÇ me titullin e lartë "Nderi i Organizatës"

Next Post

SPAK po prodhon politikë, por nuk mund të prodhojë opozitë

Comments 1

  1. Kristaq Berxholi says:
    2 years ago

    Megjithese larg, prape se prape me behet zemra mal, kur degjoj vleresime per punen dhe figuren tuaj. Kur degjoj vleresime per penen tende qe dritheron akoma dhe qe ngre ne piedestal luften heroike te ketij populli dhe deshmoret e ketij vendi.

    Reply

Leave a Reply to Kristaq Berxholi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

December 27, 2025
Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik me spektakël fishekzjarresh

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç”/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët

December 27, 2025
Një plagë që ende kullon gjak

“Le Temps” e Gjenevës: A do ta nxjerrin Kosovën nga kriza zgjedhjet e reja parlamentare?

December 27, 2025
“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

December 27, 2025
Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

December 27, 2025
42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

December 27, 2025
“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

December 27, 2025
Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Po vendoste reklamë në tarracën e një mobilierie dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu. Procedohet..

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com