• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari i nxjerr VIDEON, Bardhi përpiqet t’i hedhë “hi syve”: E kisha me murin, jo me Elisën!

by A R
03/10/2024 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikani demokrat Gazment Bardhi ka tentuar “t’i hedhë hi syve” publikut duke pretenduar se ditën e hënë nuk kishte qëlluar me këmbën e karriges në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropalit, por kishte synuar vetëm murin.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Bardhi është ballafaquar nga Blendi Fevziu me videon e incidentit, por deputeti demokrat ka mohuar se ka bërë një veprim të tillë, edhe përse pamjet provojnë të kundërtën.

“Në fakt kam goditur murin. Nuk e di që Elisa Spiropali e konsideron veten mur. As si gjest nuk është as i këndshëm dhe as i dëshiruar nga deputetët e opozitës. S’ka asnjë tejkalim të drejte derisa nuk është lënduar askush. Zonja në fjalë ka shkelur ligjin.

Nëse unë të dukem dhunues grash, gabon. Nuk ka patur asnjë qëllim për të dhunuar asnjë grua. Nuk ka pasur si qëllim për të lënduar askënd në sallën e Kuvendit”, u shpreh politikani Gazment Bardhi.

Opozita shqiptare nisi në fillim të kësaj jave përshkallëzimin e aksionit opozitar, kur Kuvendi i Shqipërisë njoftoi zyrtarisht përfundimin e mandatit të Ervin Salianjit, për shkak të dënimit me 1 vit burg për “Babalen”. Vendimi i Spiropalit u bë shkak për incident mes saj dhe Bardhit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, sapo dëgjoi për vendimin për kolegun Salianji, mori këmbën e karriges dhe e hodhi me forcë në drejtim të kryeparlamentares.

Siç u pa dhe nga pamjet live që transmetuan mediat dhe vetë Kuvendi i Shqipërisë, brenda sallës së seancës plenare, Elisa Spiropalin e shpëtoi fati dhe reagimi i shpejtë i punonjësit të Gardës, i cili zgjati dorën dhe devijoi drejtimin e këmbës së karriges.

/a.r

Next Post
VIDEO / “Do t’i vrasim si në Elbasan”, hipokrizia e Xhelal Mziut: Jam penduar thellë, e thashë nga emocionet

'Strategu' i Berishës: Me programin që kemi ne do t'iu prishet mendja edhe socialistëve

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    MBAs Elbasanit po vjen dhe goditje per shank te detyres per Zinnemann Spiropali Gaz. Bardhi . Rani Dillon e dredh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In