Nga Artan Hoxha
Ne rrjet po lexoj se gjate nje operacioni te madh antidroge të antimafias italiane jane arrestuar 25 trafikante italiane dhe shqiptare.
Shefi i opozites tha se mes te arrestuareve ka dhe drejtues te larte te policise (hajer inshallah)
Ndersa portale qe furnizohen me informacione te klasifikuara qe nga pertej detit thone me emer e mbiemer, madje dhe me foto, se eshte arrestuar, dora vet shefi i antidroges i Vlores, Adrian Licaj (çfare nuk ben vaki)
Per ata qe e dine se jam tifoz sporti, ndersa jam ne pritje te ndeshjes Flamurtari-Luftetari ne stadiumin e Vlores, me del perpara ky polici, qe i thone hem narkotrafikant i madh, hem shef i antidroges i arrestuar ne Itali.
Dora vet Adrian Licaj, efektiv i komisariatit te Vlores, ne krye te detyres duke siguruar ndeshjen e radhes te Superliges shqiptare.
Qe te mos keqkuptohemi, njoftojini ata lart se ky shefi antidroges qe eshte “arrestuar” nga antimafia italiane, eshte polic trupe sherbimi ne keto momente, ora 16:09, data 1 mars 2018, ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores…
Te pakten deri ne kete moment nuk e paskan arrestuar ne Itali se qenka ne detyre, per me tutje nuk e ve doren ne zjarr, c’sjell ora nuk sjell moti…
Sa per saktesim me poshte ne foto Adrian Licaj ne stadiumin e Vlores.
Postimi i Berishës
Te dashur miq, 5 tonelatat e droges qe u kapen sot ne Itali jane nisur nga narkopolicia e Vlores, konkretisht Ish-shefi i Antidrogës në Vlore aktualisht shef i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj i arrestuar ditën e sotme në Itali si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Liçaj ka qene badiguard i Zani Çaushit ne vitin 1997, eshte emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku, u denoncua nga Kryetari i grupit Parlamentar te PD Edi Paloka si ish badiguard i Zani Çaushit.
Pak kohe me pare u lirua nga detyra por pasi pagoi u pranua serish ne polici si komandant i patrullave te Vlores.