• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gazetari anglez: Trumpi s’është i çmendur, është produkt i sistemit që shpërblen të keqin

by Java News
20/02/2017 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Phil McDuff, gazetari i “The Guardian”, e ndërlidh sistemin global në të cilën jetojmë me perceptimin për presidentin amerikan Donald Trump si një përzgjedhje e rastësishme e një kandidati të papërshtatshëm për president. Sipas tij, për mijëra vjet ndodh të shpërblehen me privilegje burrat për sjellje të vrazhda, ndërsa Trumpi është mishërim i këtij lloji të njeriut. Shefat e këqij janë kudo dhe rrallë janë të çmendur. Ata janë rezultat i sistemit që vazhdimisht i zgjedh ata për shkak të cilësive të tyre të këqija. Telegrafi më poshtë ju sjell pjesë të shkrimit të tij.Të gjithë kemi një apo 10 rrëfime për “shefin e tmerrshëm”. Rrëfimi im më i “mirë” ka ndodhur para disa vitesh në qytetin Erbil në Irak (para se të shfaqej ISIS-i), kur si ekip shumë i vogël me katër njerëz, punuam në xhirimin e një filmi të pavarur kurd. Regjisori ynë ishte kombinim unik i arrogancës dhe injorancës ekstreme. Na jepte udhëzime gjysmake dhe kishte kërkesa të pakuptimta, ndërsa e organizonte keq punën në ato kushte edhe ashtu shumë të vështira. E, nëse pyetej për diçka, ai reagonte dhe përgjigjej në mënyrë noshalante. Këto gjëra na hutonin dhe na çrregulluan tërësisht.

 

Meqë Trumpi po bëhet “zot dhe sundues” në krye të Shteteve të Bashkuara, çdo herë e më shumë duan ta quajnë të “çmendur”. Në të gjitha mediat mund të dëgjoni psikiatra lokalë që e cilësojnë si përjashtim të neveritshëm, të çmendur dhe të paekuilibruar deri në rrezikshmëri. Por, kjo nuk do të thotë shumë. Nuk e mohoj se fenomeni Trump është shumë më i keq se çdo gjë që ka goditur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, por kjo nuk është diçka e panjohur. As çmenduri.

Ne të gjithë e njohim nga një “Trump”. Ne kemi punuar për të, e kemi shërbyer në restorant, jemi ballafaquar me të në qendër thirrjesh. Ai është shefi që ju thërret gjysmë në pesë në të premten, që nuk ua paguan punën jashtë orarit dhe që i merr të gjitha meritat e juaja. Ai është myshteriu që nuk ua jep bakshishin, sepse nuk keni buzëqeshur kur do ai. E, nëse mund ta shmang pagimin e projekteve të kontraktuara, këtë gjithmonë do ta bëjë, transmeton Telegrafi.

Profesori Allen Frances i cili e definoi çrregullimin narcisoid, ka thënë se edhe nëse Trumpi është tmerrësisht i tillë, ai nuk vuan nga simptomat e sëmundjes mendore, porse u shkakton vuajtje të tjerëve e për këtë shpërblehet me bollëk. Në të vërtetë, ajo që e dallon Trumpin nga personat e ngjashëm nuk është sjellja, por niveli me të cilin u ngrit për shkak të vetëlavdërimit, arrogancës dhe mungesës së dhembshurisë, si një karakter nga filmat e vizatuar.

Këto karakteristika, me vetëbesim të tepruar, me zë të çjerrët dhe shtrëngim të fortë duarsh, shpesh zëvendësohen me karakteristika të “udhëheqësit të vlefshëm e të aftë”, sidomos në aktivitete të menaxhimit dhe angazhimet sipërmarrëse. Ky lloj i personit përreth vetes mbledh njerëzit me karakteristikat e ngjashme duke forcuar më shumë kultin e tyre të vetëpromovimit, pa marrë parasysh se në punë arrijnë rezultate mesatare.

Ky është një sistem që zbatohet me mijëra vjet e që përfshin agresivitetin, lakminë seksuale dhe dominimin ndaj grave dhe mizogjinisë.

E, si atëherë mund të jesh “i çmendur” në formën që inkurajon dhe shpërblen? Pse mbetjet si Donald Trump, Nigel Farage (populisti britanik) dhe të tjerët do të silleshin ndryshe kur emërohen në poste dhe pafundësisht lartësohen në media?

Suksesi i tyre nuk është çmenduri e as rastësi, por rezultat i sistemit të lig të rrënjosur thellë në të kuptuarit tonë të botës, diçka që është shumë e vështirë për ta pranuar, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Fleckenstein kritika PD-së: Rrezikoni negociatat nëse çoni “vettingun” në kushtetuese

Protesta e opozitës hyn në ditën e tretë, sot në Tiranë vjen Fleckenstein

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In