• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gazetari amerikan i Gërdecit: Ish e dashura e McGonigal sillet çuditshëm, po bashkëjeton me mikun e ngushtë të Trump

by Java News
09/02/2023 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, që u shfaq para disa ditësh edhe në median shqiptare, duket një person e ndjekur nga shumë pikëpyetje.

Gazetari investigativ amerikan Guy Lawson, në intervistën e zhvilluar së fundmi me gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip, foli edhe për këtë çështje.

Lawson tha se ish e dashura e McGonigal, po jeton tashmë në shtëpinë e ish-kryebashikut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

Ky i fundit njihet si një nga njerëzit më të afërt të Trump dhe ka një reputacion të ndërlikuar me gratë. Ish-hero i situatës së pas-sulmeve të 11 shtatorit, Xhuliani u diskreditua më pas, dhe vitet e fundit ka patur shumë telashe ligjore dhe jo vetëm të tilla.

Vetë Trump në një deklaratë për rastin McGonigal e “mallkoi” ish-agjentin në stilin e tij. McGonigal ishte, sipas Trump, zyrtari që e përndoqi pa të drejtë për lidhjet e fushatës së tij presidenciale me rusët.

Në fakt, shumë analistë në SHBA kanë vënë në dukje se zyra e FBI në Nju Jork, ku McGonigal ishte titullar, ishte ajo që e ndihmoi më së shumti Trumpin të zgjidhej president, duke goditur me deklarime hetimesh në fushatë rivalen e tij, Clinton. Kjo degë e FBI, stafi i Trump dhe rusët dukeshin në unison në fushatën e 2016 që i parapriu zgjedhjes së Trump, president.

Ndaj duket e pazakontë lidhja mes ish-njeriut të afërt të McGonigal dhe mikut të Trump.

Gazetari Lawson thotë gjithashtu që Allison Gueriero ka sjellje të çuditshme:

“Ajo duket një figurë mjaft e pazakontë në vetvete. Më duket se ajo po jeton në shtëpinë e Rudy Giuliani, që ndoshta nuk është vendi më i mirë në botë ku mund të varësh shpresat, sepse zoti Giuliani tani po jeton në botën e tij të fantazisë, i është mbyllur zyra e avokatisë, reputacioni i tij është rrënuar.

Nuk e di pse kjo grua dëshiron ta shkatërrojë Mcgonigal, por mesa është bërë e ditur, ajo i ka telefonuar gruas së tij gjithë kohës dhe ishte shumë e zemëruar që ai e kishte ndarë. Por kështu dalin këto gjëra, apo jo. Ka gjithmonë një pjesë njerëzore të çdo historie” – tha ai në intervistën e fundit.

/s.f

 

Next Post
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Shisnin drogë në Tiranë, mes të arrestuarve edhe një i mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In