James Montague, gazetari amerikan që intervistoi për herë të fundit Ismail Morinën, ka folur sot për News24.
Ai u shpreh për impresionet e tij gjatë takimit me Ballistin, ndërsa theksoi se fakti që i tregoi pistoletën nuk i ka bërë përshtypje pasi ai ka qenë nën kërcënim.
“Më ka treguar kërcënimet që i kishin dërguar përmes fotove në rrjete sociale” – tha Montague, gazetari amerikan pas intervistës së të cilit Morina ra në pranga.
James tha se Shqipëria do të kualifikohet ndërsa ka besim se gjithçka do të shkojë mirë. /JavaNews.al/