• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Gazetarët: Vrasësit me pagesë të reformës në drejtësi”

by Lorenc Vangjeli
30/12/2015 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Ndreca

Deri në çastin kur ndër media për reformën në drejtësi flitej siç flitet për motrat Kardashian asnji gazetar apo analist nuk pipëtinte, sepse ajo shihej si diçka e domosdoshme vetëm për të huejt, por që askush tek ne s’kishte ndërmend me e realizue. Sot që loja asht nxehë, gjithnji falë të huejve, ka nji nisë nji valë sulmesh soft dhe jo aq soft kundër dy mbështetësve kryesorë të kësaj reforme: Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ban përshtypje fakti që nuk ka asnji eksponent të sistemit të drejtësisë shqiptare që të mbajë nji profil të naltë në ketë debat në favor të reformës, pse mes tyne nuk ka asnji të ndershëm që të ketë sadopak guxim për me mbrojtë nderin e vet profesional dhe personal. Anonimiteti, edhe si emnues i përbashkët në të keq, duket se asht rruga ma e preferueme për ta.Kurse ai mendizi i përqullun që duhet të fliste “ex officio” për drejtësinë s’pranë tue shprazë me serioziotet banalitete të tipit “kuvendon Marta me gra”.

Ma së parit sulmet ndaj dy diplomatëve të huej nisen prej do “social networks” me ngjyrime shquparake, ku baheshin aludime meskinenë drejtim të zonjës Vlahutin, aludime të denja për mejhanet e katundit ma të lodhun. Jeta e saj private, prania e ndërmarrjeve kroate në Shqipni, karriera e saj…u banë shkak dalldie për nji seri idiotësh anonimë me pagesë, që u japin rremave me sa fuqi që kanë në detin e halesë ku gjinden. Flamurin e sulmeve të frontit të kopuksisë ndaj Vlahutin e mori I. Babaramo, nji prej shumë teveqelave krahthatë që kanë pushtue me marrina ekranet tona.Ky i përveçmi pati madje edhe paturpsinë me aludue për përfshimjen e diplomates kroate në tendera. Mbas tij e mori fjalën Lubonja, i cili ka gjithmonë sukses kur don me paraqite me pompozitet auroral çdo banalitet që i sillet në rradake, tue u tregue skeptik ndaj reformës. Jam i bindun se shumica e shqiptarëve, që s’kanë flirtue me pushtetin dhe s’janë pague me vite shì prej atyne që e kanë shkër…me përpikmënì drejtësinë, janë skeptikë ndaj këtij skeptikut të çorbave televizive tiranase. S’mund të rrinte pa e thanë nji fjalë edhe nji tjetër i pa kërçik që e ka xhaketën “double face”, Fevziu, edhe ky nji tjetër shitës tymit, kokot i palodhshëm i oborrit të çastit.

Si intermezzo nuk munguen as guksimat e do fytyrëzhallogave të rendit të dytë, njerëz të papunë e të paprofesion, që paguhen me rreshta. E në fund e sakrifikoi vetveten edhe A. Thano, tue tregue gjana që i qenkan thanë në mirëbesim nga ambasadori Lu, nji mirëbesim denjësisht i justifikuem si prej nji “maîtresse”, si edhe tue citue letrën e nji deliranti shqiptaro­amerikan që e ka rrejt mendja se po e bajnë ambasador në Shqipni. Të gjitha këto sulme të drejtpërdrejta e të tërthorta, këto votëbesime të mungueme e levantinizma të pista, nuk na dëshmojnë tjetër veç faktit që bota e krimit të organizuem nuk dorëzohet lehtë, dhe se mban peng jo vetëm politikën, drejtësinë, ekonominë por edhe mediat tona.

Në Shqipni nuk ka parti që ta duen reformën e vërtetë në drejtësi, ka vetëm individë, pse nji reformë e vërtetë do ta vinte me shpatulla për mur kllounizmin tragjik të tranzicionit, tue e shpërvjelë si çorap e tue e surfullue politikën, për me e shndrrue vendin nga nji rrënojë post­otomano­komuniste në nji vend europian. Por, me shpresue se mund të bahet nji reformë me Berishën e Metën asht si me dashtë me mbathë pelën me krande. Prandaj,hepërhe, bashkëbiseduesi i vetëm i besueshëm i ambasadorëve Lu dhe Vlahutin mbetet Edi Rama. Kancelarja Merkel ia tha qartë këtij se basti ma i madh me të asht pikërisht kjo reformë.

Por tashma edhe ai vetë duhet ta ketë kuptue, përtej veleiteteve që ia ushqejnë mjeshtrisht oborrtarët e tij, se Bashkimi Europian dhe SHBA­ja, nuk i sjellin sytë nga ai as për batutat e shumta, as pse asht i gjatë dhe madje as për pikturat që ban, por vetëm tue u nisë prej shpresës që të bahet protagonisti i kësaj reforme.

Tik tak, tik tak.

Next Post

Rama gëzon kamionistët: Hiqet taksa 500 euro për hyrjen në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In