• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gazetarët: Të ikë zv.kryeministri i dhunshëm

by
17/07/2015 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shenjë revolte për sulmin e zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski ndaj gazetarit Sasho Ivanovski-Politiko, plenumi i gazetarëve doli në protestë para qeverisë. Plenumi kërkoi dorëheqjen e Peshevskit, si veprim më i vogël që mund të bëjë një person publik ndërsa e cilësoi si skandaloze kumtesën e VMRO DPMNE-së, e cila sipas tyre inkurajon dhunën. Sipas gazetarëve të Plenumit, kjo përndjekje ndaj kundërshtarëve zgjat prej vitesh, ndërsa rasti i djeshëm duhet të dënohet me burg dhe të ndiqet penalisht.

“Kërkojmë dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Vladimir Peshevski dhe vlerësojmë se ky është veprimi më i vogël që mund të bëj në një ambient demokratik, siç dëshiron dhe pretendon të jetë vendi. Në të kundërt, do ta marrim këtë akt edhe nga ana e kryeministrit, si kryetar i VMRO-DPMNE-së, që dërgoi atë kumtesë turpi dje, se ai inkurajon dhunën dhe larjen e hesapeve me kundërshtarët në këtë mënyrë. Ky është kulmi nga ajo që dëgjuam nga “bombat” ku personalisht kryeministri Gruevski inkurajon që të jepen dy-tre shuplaka si mënyrë e masës disiplinore dhe udhëzon se ajo është vepër kundërvajtje e jo penale”, deklaroi Ida Protuger, gazetare.

Edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka dënuar sulmin e djeshëm të Peshevskit ndaj gazetarit Sashe Politiko duke kërkuar nga prokurori Marko Zvërlevski të ngrejë procedurë kundër zëvendëskryeministrit.

“Dhuna kundër gazetarëve në një shoqëri demokratike, është dhunë edhe kundër lirisë dhe demokracisë. Viktima të kësaj dhune nuk janë vetëm gazetarët, por edhe vetë qytetarët të cilët kanë të drejtë të informohen nga mediat se si përfaqësuesit e tyre ushtrojnë pushtetin. Ftojmë Peshevskin të japë dorëheqje të parevokueshme sepse tashmë është i padenjë të ushtrojë një funksion aq të lartë në qeveri. Presim që prokurori publik Marko Zvërlevski të ngrejë procedurë kundër Peshevsit për sulmin kundër gazetarit Ivanovski. Nga ana tjetër, SHGM-ja e vlerëson si skandaloze kumtesën e VMRO DPMNE-së për sulmin kundër Ivanovskit, më te cilën legjitimohet dhuna si mjet për larhe hesapesh me gazetarët”, thuhet në reagimin e SHGM-së./Zhurnal/

Ndërsa gazetari Sasho Ivanovski do të kërkojë mbrojtje nga ndërkombëtarët, pasi siç shprehet ai nuk ndihet i sigurt për jetën.

“Ky është manifestim publik i forcës dhe vërtetë kjo qeveri duhet të brengoset dhe të përgjigjet për gjithë këtë që po bën. Sot do të kërkojë mbrojtje te ambasadori Bejli dhe Aivo Orav.. të më mbrojnë nga qeveria. VMRO DPMNE-ja të ndryshojë kumtesën me të cilën bën thirrje që kushdo që kërkon belanë do të marrë ndëshkimin. Këtë e vlerësoj si kërcënim të hapur edhe ndaj meje dhe ndaj gjithë të tjerëve si unë”, tha Sashe Ivanovski, gazetar.

Ivanovski përgënjeshtroi informacionet se para tre vitesh ka sulmuar Peshevskin në Manastir. Sashe Ivanovski u sulmua dje nga zëvendëskryeministri Peshevski pas pyetjes nëse i trembet burgosjes, duke qenë se emri dhe figura e tij ishin pjesë e bombave që pati shpalosur LSDM-ja. Një natë më herët, “Politiko” ishte i sulmuar edhe nga gazetari i TV Sitel Aleksandar Spasovski-Sarma.

Next Post

Male akulli në planetin Pluton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit

Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit

July 28, 2026
Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

July 28, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Shkolla, larg tregut! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

July 28, 2026
Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

July 28, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Nga prezumimi te fermentimi

July 28, 2026
Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

July 28, 2026
E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

July 28, 2026
Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

July 28, 2026
Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In