• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarët si pjesë e histerisë së revolucionit

by Ilir Demaliaj
14/07/2026 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia 

Në një vend të lirë, çdo njeri ka të drejtë të shkruajë, të protestojë, të kundërshtojë, madje edhe të gabojë. Demokracia nuk është rendi i përsosmërisë, por rendi ku liria bashkëjeton me përgjegjësinë. Por ka një vijë që nuk mund të kalohet: dhuna fizike, vandalizmi dhe sulmi ndaj institucioneve të rendit. Në çdo demokraci serioze, vënia dorë mbi policinë është vepër penale, jo akt heroizmi.

Po, edhe në Perëndim ndodhin protesta të dhunshme. Edhe në Shtetet e Bashkuara digjen makina, thyhen vitrina dhe sulmohet policia. Por ajo që ndodh më pas është po aq e rëndësishme sa vetë protesta: ligji vepron. Askush nuk shkon në dyert e komisariateve për t’i diktuar policisë se kë duhet të arrestojë e kë duhet të lirojë. Deputeti nuk bëhet avokat i vandalit dhe ligjvënësi nuk shndërrohet në dhunues të ligjit.

Në Shqipëri, për fat të keq, kemi parë edhe këtë. Përfaqësues të ligjvënies që ushtrojnë presion mbi policinë, duke u sjellë si tutorë të rrugës dhe jo si mbrojtës të shtetit ligjor. Kur ai që duhet të mbrojë ligjin bëhet i pari që e përdhos, nuk kemi më krizë politike; kemi krizë morali dhe rrënim institucional.

Por edhe më e rëndë është ajo që bën një pjesë e medias.

Media, që në teori quhet pushteti i katërt, është degraduar në një instrument të pushteteve të zullumit. Nuk është më rojtarja e demokracisë, por shpesh është kthyer në megafonin e interesave të pronarëve të saj. Pronarë që nuk investojnë në gazetari për të informuar publikun, por për të mbrojtur tenderë, leje ndërtimi, monopole, evazion fiskal dhe pazare politike. Kur këto interesa preken, shpallet “revolucioni”. Jo revolucioni i qytetarëve, por revolta e atyre që kanë humbur lugën e çorbës.

Dhe atëherë nxirret në terren “ushtria” e gazetarëve.

Por për të ndezur flakët e histerisë kolektive. Batch-i i gazetarit nuk përdoret më si simbol profesionalizmi, por si uniformë e një militanti politik. Kamera nuk shërben për të dokumentuar ngjarjen, por për ta drejtuar atë. Mikrofoni nuk kërkon të vërtetën; ai prodhon narrativën që i intereson pronarit.

Pamjet janë bërë të zakonshme. Analistë që ulërasin nga shkallët e protestës me një gjuhë urrejtjeje, thirrje dhe nxitje, e pak minuta më vonë dalin para kamerës si “gazetarë” për të raportuar mbi të njëjtën protestë, sikur të ishin dëshmitarë neutralë. Brenda pak metrash kalojnë nga aktivisti te reporteri, nga propagandisti te arbitri. Dhe askush nuk skuqet.

Si qytetarë, kanë të drejtë të mbajnë çdo bindje politike. Mund të protestojnë, të brohorasin dhe të kritikojnë sa të duan. Por jo me batch-in e gazetarit në gjoks. Jo duke përdorur kredencialin profesional si mburojë për militantizmin.

Në çdo demokraci me standarde, një gazetar që bëhet pjesë aktive e protestës humbet besueshmërinë profesionale. Në shumë redaksi serioze do të humbiste edhe të drejtën për ta ushtruar atë profesion. Sepse gazetaria nuk është aktivizëm. Gazetaria nuk është propagandë. Gazetaria nuk është histeri.

Është ftohtësi profesionale.

Është përgjegjësi ndaj publikut dhe jo ndaj pronarit.

Problemi ynë nuk është vetëm gjuha e dhunës që përdoret në ekran. Është modeli ekonomik që e ushqen atë. Paratë e pista që qarkullojnë në media prodhojnë informacion të pistë. Interesat e errëta prodhojnë narrativë të errët. Kur financimi nuk vjen nga tregu dhe besimi i publikut, por nga pazaret me pushtetin, me oligarkët apo me grupet e interesit, nuk kemi më media. Kemi industri influence.

Prandaj nuk duhet të habitemi kur ekranet janë mbushur me britma në vend të argumenteve, me urrejtje në vend të analizës dhe me militantë në vend të gazetarëve. Kjo nuk është krizë e gazetarisë. Është falimentimi moral i një pjese të saj.

Dhe një shoqëri që humbet median e lirë humbet shumë më tepër se një profesion. Humb mekanizmin që ndan të vërtetën nga propaganda, faktin nga mashtrimi dhe demokracinë nga turmat.

Kur gazetari zbret nga tribuna e informimit dhe ngjitet në barrikadën e histerisë, ai nuk i shërben më publikut. Ai i shërben vetëm atij që i paguan megafonin.

Next Post
Spaho sulmon protestuesit: Janë fashistë dhe dështakë, Shqipëria nuk duhet të destabilizohet

Spaho sulmon protestuesit: Janë fashistë dhe dështakë, Shqipëria nuk duhet të destabilizohet

Comments 1

  1. L says:
    2 months ago

    Jo “batch” o amerikan katundar “badge”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Tokat e zaptuara, emrat e 870 pronarëve që kompensohen

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

August 30, 2026
Ankimi i maturantëve për provimin/ Drejtoresha e QSHA: Në test kishte pyetje për të gjitha nivelet!

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

August 30, 2026
VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

August 30, 2026
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

August 30, 2026
Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

August 30, 2026
A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com