• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarët që shajnë e akuzojnë veten, përballë Ramës

by Flogert Muça
12/11/2017 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Prej muajsh ose ndoshta prej një viti, vazhdon të jetë në vëmendje fraza e Ramës ndaj gazetarëve ku i cilësoi si “kazanë” mediatikë. Gjatë gjithë fushatës, Rama duke parë se si kjo frazë tamimë u kishte ngjitur dhe disave “iu ngul” e përdori dhe e shfrytëzoi për të marrë vëmendje dhe më pas për të dhënë mesazhin politik që deshi.

Fundja, ai ishte në një betejë politike dhe bëri atë që bëri për të marrë mbështetjen që kërkonte. E bëri me ata që dje i kishte kolegë dhe të cilët, jo në çdo rast ishin nëpër studio për të bërë analistin, por edhe për të sulmuar një ish-koleg që ishte bërë kryeministër. Gjithësesi, kjo “lojë” mes Ramës dhe disa (theksoj, disa) analistëve i shijonte të dyja palëve, pasi edhe këta të fundit ‘përkëdheleshin’ nga vëmendja që Rama po ju jepte, pasi i mbante ata akoma në tregun e ekraneve e studiove.

Por, përpos këtij momenti, Rama para disa javësh doli nga parlamenti dhe ju foli ashpër gazetarëve duke ju thënë atyre se ishin të paaftë dhe se nuk e bënin punën e tyre siç duhet. Sipas tij, roli i tyre nuk është vetëm të pyesin por edhe të investigojnë. Se sa të drejtë kishte Rama në ato që tha apo a duhet t’i thoshte ai ato kritika, janë një debat që ka vluar nëpër televizione aq sa i ka dalë tymi.

Unë mendoj se duhet të jetë media vetë që duhet të jetë gjithë kohës në debat me veten për cilësinë dhe profesionalizmin që tregon. A kishte të drejtë Rama në ato që tha? Po të ishte aty në rolin e një profesori gazetarie, besoj se në mbi 90% të rasteve kishte të drejtë. Gjithësesi, në këtë debat natyrshëm janë të ndara edhe mendimet, ku disa ekspertë, analistë e gazetarë thonë se Rama është palë dhe ka të drejtë të japë opinionin e tij dhe se media ka problem vetë e duhet të mos i lërë fajin Ramës, ndërsa të tjerë që thonë se atij nuk i takonte t’jua përplaste ashtu gazetarëve në fytyrë opnionin e tij për ta edhe pse ata e bëjnë përditë ndaj tij.

Fakt është se shumë analistë e gazetarë nuk lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit nëpër studio televizive. Jo thjeshte fyerje, por edhe akuza për financimet, kreditë, pallatet e të tjera si këto. Këto janë skena që shqiptarët i shohin çdo natë në studio televizive, meqë sporti më i pëlqyer popullor tek ne është politika.
E kur ne nuk kemi respekt për njëri tjetrin dhe i themi njëri tjetrit se bëjmë “Fake News”, kur cilësojmë shoqi shoqin si joprofesionistë, të korruptuar dhe të tjera akuza edhe më të rënda, si kemi moral dhe kërkojmë të na respektojnë të tjerët (qytetarët që në rrjetet sociale na shajnë dëshpërimisht). Kur neve na dëgjojnë që nga dritarja se si shahemi e zihemi brenda familjes duke i nxjerrë çdo të palarë njëri tjetrit, si mund të presim nga komshiu të na respektojë ?

Askush pas asaj dite kur Rama u përplas me ta, nuk u ngrit në mëngjes të bënte një investigim për një “X” apo “Y” çështje që të shkonte më pas e t’i thoshte kryeministrit: “Ja, këto janë faktet, si i përgjigjeni kësaj që unë kam zbuluar? Sepse nëse gazetarët dhe media duan të jenë më të besueshëm se politika, nuk duhet të sillen si politika. Pra, meqë Rama na tha ca gjëra troç dhe na e shumëzoi punën me zero, në s’po bëjmë punë, por po i kthehemi e po e shajmë, po ankohemi që na shau dhe ai?

Kjo grackë ku Rama i futi mediat dhe gazetarët, njëlloj si në rastin e kazanit në fushatë, nuk e nxjerr humbës Ramën, por median. E cila duke rënë në grackë , lë profesionalizmin pas dore, viktimizohet dhe duke pasur frikë të flasë për problemet e veta, njëlloj si politika, bën replika politike pa fakte. Në këtë fushë, politika i mund falë eksperiencës. /lexo.al

Next Post
Ventura: Do të kualifikohemi ndaj Suedisë

Ventura: Do të kualifikohemi ndaj Suedisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In