Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë reagoi në lidhje me vendimin e Kuvendit për të mbajtur larg gazetarët nga sallat e Komisioneve Parlamentare.
Sipas ambasadës së BE, vendimi i fundit i Kuvendit është bërë pa konsultimin me aktorët kryesorë të mediave dhe nuk ndjek udhëzimet e BE.
“Dëgjimet publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar seancat plenare dhe komisioneve të tij janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale. Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst në vitin 2014”, shkruhet në deklaratën e delegacionit të BE.
/b.h


![Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë gjatë arratisjes, arrestohet]](https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/08/AUDi1-1024x590-1-120x86.jpg)








