Fotot e publikuara ditën e djeshme të politikanit Dritan Prifti janë bërë temë bisede edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Gazetarët e kronikës të ftuar në studio, duke komentuar këto foto si dhe faktin që mund të ketë një video për Priftin, u shprehën se video të tilla erotike të pronarëve të mediave që ua përdorin për shantazh.
Gjithashtu ka edhe video erotike komprometuese për gjyqtarë të rëndësishëm të bëra jashtë Shqipërisë. Sipas gazetarëve të kronikës në studion e gazetarit Fevziu, këto video po përdoren për të shantazhuar gjykatës të rëndësishëm.
Gazetari i kronikës Artan Hoxha tha madje se në vitin 2013 u arrestua një “prostitutë elitë” që sipas tij shërbente vetëm për politikanët, biznesmenët dhe gjyqtarët.
“Prostituta elitë e arrestuar është një këngëtare e njohur që shantazhonte një politikan që kishte pasur aferë seksuale me të”, deklaroi gazetari Hoxha.
Gazetarët e kronikës mbrëmë për kolegun e tyre Fevziu nuk thanë emra.
Por gazetari Hoxha e garantoi drejtuesin e “Opinion” se po të bënte një emision për këtë rast, do tregonte edhe emrat.









