Detaje të reja dalin në dritë nga skandali që zbuloi EYP (Shërbimi Informativ grek) ku shumica e VIP-ave të Greqisë porosisin kokainë në një lokal ‘Sushi’ në Kolonaki në Athinë. Në këto ambiente ishin vendosur mikrofona.
Gazetarë, aktorë, skenaristë, moderatorë, këngëtare, biznesmenë të mëdhenj e pronarë të medias dëgjohen të pohojnë porositë e kokainës, madje dhe të dëshmojnë se “do na mbyllin kanalin me këto…” dhe kode të padeshifrueshme. Gjate ditëve të fundit një numër i madh VIP-ash kanë dëshmuar në gjykatë për çështjen, ndërkohë priten urdhër-arrestet dhe akuzat.
Ndërkohë, deri tani është arrestuar greku Christos Mauromatis, ndërsa ‘truri’ i grupit të drogës, 52-vjecarit Stavros Petrukidis, është ende në kërkim./ marre nga BW
a.ç