Sipas gazetës serbe “Alo”, Hashim Thaçi po i paguan një shumë të majme një kompanie amerikane “Alston and Bird” e cila është mjaft e afërt me presidentin Trump.
“Tepër sekret: Thaçi paguan 2.3 milionë për lobim tek Trump”, është titulli i faqes së parë të kësaj gazete.
Në nëntitull thuhet se “Thaçi ka nënshkruar kontratë për lobim dhe këshillim me kompaninë amerikane “Alston and Bird”, e cila ka këshilltar ish- senatorin republikan dhe mikun e shqiptarëve Bob Dole, i cili do marrë 71 mijë euro në muaj për shërbimet e tij.