• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gazeta irlandeze: Ja pse duhet të vizitoni Shqipërinë

by Java News
10/04/2017 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një artikull të saj e përditshmja irlandeze IrishExaminer i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri dhe pse duhet dikush të vizitojë vendin tonë.

Shkrimi i përshtatur në shqip

“Vija bregdetare e Shqipërisë është rritur në popullaritet si një destinacion plazhi me buxhet të arsyeshëm familjar. Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, dhe edhe pse ka bare dhe klube në qytetet turistike, janë dyqanet e basteve ose “baret sportive”, ato të njohura, që shërbejnë si streha e vendorëve në flladin e mbrëmjes.

Burrat shoqërojnë me raki kafen e tyre dhe tymosin shumë cigare, por nga Shkodra në veri derinë Ksamil, në afërsi të kufirit me Greqinë, rrallë shikon ndonjë të dehur.

Pse? Pyesim udhërrëfyes tonë kulturor dhe mikun tonë të ri.

‘Shqiptarët janë shumë familjar. Diçka e tillë do të përbënte turp, madje edhe për një djalë të ri. Babai i tij nuk do ta lejonte atë’, na përgjigj ai.

Vija bregdetare e Shqipërisë, që shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe Jon, është rritur në popullaritet si një destinacion pushimi diellor për një buxhetfamiljar në dekadën e fundit.

Me male me shumë maja dhe ullishte të lashta që shtrihen poshtë në det, është po aq bukur si peizazhi grek.

Dielli është i nxehtë, deti është i ngrohtë dhe mikpritës dhe çmimet janë të ulëta.

Infrastruktura e dobët dhe mbeturinat janë ende të dukshme sot, por avantazhi është përvoja dalluese unike turistike dhe kulturore.

Në qoftë se dielli, prodhimet e freskëta të pabesueshme, njerëzit me këmbë në tokë dhe shumë miqësorë, monumentet historike janë në stilin tënd, atëherë shteti ballkanik, qeveria e të cilit u rrëzua nga një skemë piramidale në vitet 1990 duhet të jetë në listën tuaj për ta vizituar.

Në zonat rurale, turistët janë të mirëpritur si një kuriozitet, ndërsa në plazhet dhe në qytetet turistike të Rivierës Shqiptare, turistët janë mirëpritur për çfarë ata sjellin.

Nëse dëshironi ditë nën një çadër dielli në një bar plazhi dhe netë me valle në klube, atëherë Saranda është vendi ideal për ju.

Ajo përshtatet shumë mirë për turistët, me një pasuri të opsioneve për të ngrënë jashtë, një bregdet të mbushur me njerëz, dyqane me akullore dhe pika turistike informuse.

Odiseja e pushtimit të Shqipërisë është askund tjetër më e dukshme se në kuzhinë; Ndikimet osmane janë kudo në dyqanet me byrek ndërsa sallatat greke i bashkohen makaronave dhe picaveitaliane në menu-t e shumicës së restoranteve në qytetet turistike-miqësore”.

Në fund shkrimi mbyllet me udhëzimet sesi mund të mbërrish në Shqipëri, akomodimin, çfarë duhet të shikosh dhe ushqimi që duhet të provosh./Lexo.al

c.a

Next Post
Reportazhi/ Në Pagri, fshatin me 14 shtëpi dhe 12 ton kanabis (VIDEO)

Reportazhi/ Në Pagri, fshatin me 14 shtëpi dhe 12 ton kanabis (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League/ Norvegjia përmbys Danimarkën në mënyrë dramatike dhe i bashkohet Portugalisë në çerekfinale!

Nations League/ Norvegjia përmbys Danimarkën në mënyrë dramatike dhe i bashkohet Portugalisë në çerekfinale!

November 17, 2026
Asambleja e PS, Klosi tregon arsyen pse u largua Spiropali: Disiplinë në parti dhe projekt për…

Asambleja e PS, Klosi tregon arsyen pse u largua Spiropali: Disiplinë në parti dhe projekt për…

November 17, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Protestat, dhëndri i Trump dhe Sazani, Rama për “The Independent”: Ishte shqetësuese, pashë se si demokracitë tona po hahen të gjalla nga…

November 17, 2026
Nations League/ Kartoni i kuq dhe dy penallti fundosin Kosovën, “Dardanët” mbeten sërish në Ligën B

Nations League/ Kartoni i kuq dhe dy penallti fundosin Kosovën, “Dardanët” mbeten sërish në Ligën B

November 17, 2026
Alibeaj: Opozita të mos nxjerrë kandidat për Tiranën, t’ia lërë protestës!

Alibeaj: Opozita të mos nxjerrë kandidat për Tiranën, t’ia lërë protestës!

November 17, 2026
Deputeti i PS-së: Çdo mendim kundër u tha brenda Asamblesë dhe çfarë ka ndodhur mbetet po aty!

Deputeti i PS-së: Çdo mendim kundër u tha brenda Asamblesë dhe çfarë ka ndodhur mbetet po aty!

November 17, 2026
Mbi 77 milionë dollarë për bombën e re bërthamore amerikane, në shënjestër bunkerët e Iranit, Rusisë dhe Kinës!

Mbi 77 milionë dollarë për bombën e re bërthamore amerikane, në shënjestër bunkerët e Iranit, Rusisë dhe Kinës!

November 17, 2026
Nga vrasja e kryekomisarit Lamaj, arratisja dy herë nga burgu, droga e vjedhjet – Kush është i arrestuari i “bandës së Niklës”

I akuzuar si kreu i organizatës së ‘skifterëve’ dhe mbi 50 grabitje në Europë, shqiptari Edison Pula del para gjyqit në Francë! Dëmi 1 mln euro

November 17, 2026
“Tony Blair më frymëzoi të hyja në politikë”- Rama flet për liderët britanikë: Thatcher e admiroj, Burnham një forcë e madhe…

“Tony Blair më frymëzoi të hyja në politikë”- Rama flet për liderët britanikë: Thatcher e admiroj, Burnham një forcë e madhe…

November 17, 2026
Ish-ambasadori Bimo për incidentin me këngën nacionaliste serbe: Nëse nuk ndryshon qasja, incidente të tilla do përsëriten! Kurti duhet që…

Ish-ambasadori Bimo për incidentin me këngën nacionaliste serbe: Nëse nuk ndryshon qasja, incidente të tilla do përsëriten! Kurti duhet që…

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In