• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gazeta greke: Thirrjet e shtetit shqiptar për vdekjen e Marnikollajt kërcënojnë marrëdhëniet

by A R
19/08/2016 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta greke “Ekathimerini” shkruan për vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, ngjarje e cila sipas tyre kërcënon të tendosë marrëdhëniet mes dy vendeve, pas apelit të krerëve të shtetit shqiptar, Presidentit Nishani e kryeministrit Rama, për hetim të plotë nga autoritetet greke. “Vdekja e një shtetasi shqiptar në një stacion policie në Athinë në fillim të këtij muaji po kërcënon tendosje të marrëdhënieve dypalëshe, me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe me Presidentin Bujar Nishani, pas thirrjeve të tyre për hetim të plotë nga autoritetet greke”,­ shkruan gazeta.

Më tej, sipas Balkanweb, gazeta i referohet të dhënave të policisë greke, ku sqarohet se i riu është hedhur nga dritarja e rajonit të policisë, si dhe autopsisë së bërë në shtetin fqinj, e cila sipas “Ekathimerini”, tregoi se i riu nuk është torturuar.

“Sipas autoriteteve policore greke, 29 ­vjeçari Pëllumb Marnikollaj, i idënuar me tetë vjet burg për akuzën e grabitje, u hodh nga dritarja në një stacion policie, kur iu komunikua se mund të përballej me akuza të reja. Por të afërmit e viktimës dhe mediat, duke iu referuar raporteve të policisë, flasin torturim dhe vrasje të Marnikollajt, ndërsa kërkojnë nga autoritetet e tyre të sigurohen për një hetim të plotë në lidhje me këtë rast. Avokati grek i kontaktuar nga vëllai i viktimës, vërtetoi se raporti i autopsisë mbi trupin e viktimës nuk tregon shenja dhune dhe torture, por të afërmit janë të bindur se ka pasur dhunë e torturë dhe po kërkojnë kryerjen e një autopsie të re”,­ theksohet më tej në shkrim.

I riu nga Lezha ndërroi jetë në rrethana ende të pasqaruara zyrtarisht më 3 gusht të këtij viti, pak kohë pasi ishte kërkuar të shkonte për sqarime në rajonin e policisë në lagjen “Ano Patisia” të kryeqytetit grek. Familjarët dhe miqtë e tij u njoftuan nga policia se i riu ishte hedhur nga kati i tretë, e më pas trupi i tij ishte mbajtur në frigorifer në një spital të Athinës, si dhe në një varrezë publike, aty ku edhe e gjetën pas 10 ditësh kërkime. Nisur nga pamja makabre mbi trup, ku ata dalluan shenja dhune, familjarët iu drejtuan Policisë së Lezhës, duke bërë aty kallëzim penal për vrasjen e njeriut të tyre, në ambientet e policisë greke.

Next Post
Valbonë, Beqaj: Fluks pacientësh edhe në zonat malore

Valbonë, Beqaj: Fluks pacientësh edhe në zonat malore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In