• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gazeta gjermane “Welt am Sonntag”: ISIS po infiltron Ballkanin

by
07/06/2015 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova po shndërrohet në portë hyrëse të islamistëve drejt Europës Perëndimore.

Qarqet e sigurisë në Gjermani janë të alarmuara.

Sipas njoftimeve të gazetës «Welt am Sonntag» milicia e terrorit e njohur me emrin «Shteti Islamik» (ISIS) po i afrohet gjithnjë e më shumë Europës Perëndimore si kërcënim serioz.

Gjithnjë e më tepër si portë për të hyrë luftëtarët islamikë në Europën Perëndimore po përdoret Ballkani.

Gazeta shkruan se për këtë çështje të ndjeshme do të diskutojnë në Samitin e shteteve më të mëdha industriale G7 edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Barack Obama.

Samiti po mbahet në kështjellën gjermane Elmau në landin e Bavarisë.

“Prej disa muajsh shërbimet sekrete gjermane vërejnë një trend në Ballkanin Perëndimor: islamistë radikalë atje po krijojnë gjithnjë e më shumë rrjete për t’i futur luftëtarët e xhihadit në zona krize. Në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoni predikuesit selafistë në masë të madhe po rekrutojnë luftëtarë për përleshjet në Siri dhe në Irakun verior. Vetëm nga Kosova ndërkohë thuhet se kanë shkuar në rajonin e krizës (Siri dhe Irak) më shumë se 250 islamistë. Krahasuar me numrin e banorëve vendi mban rekordin në Europë”, shkruan «Welt am Sonntag».

Rajoni i Ballkanit, shkruan gazeta, është edhe rrugë transitore për luftëtarë xhihadi. Islamistë nga Gjermania, Franca, Belgjika, Austria dhe Holanda mendohet se bëjnë një pauzë në Ballkan rrugës për në Siri apo Irak. «Mendojmë se atje madje ekziston një lloj trajnimi paraprak për xhihadistë të ardhshëm», tha një përfaqësues i autoriteteve të sigurisë për «Welt am Sonntag».

Vendet e Ballkanit janë, me sa duket, jo vetëm zona për rekrutim të luftëtarëve të ISIS-it, por shërbejnë edhe si hapësira ku mund të përgatiten edhe sulme terroriste.

Gjatë aksioneve policore së fundi janë zbuluar magazina me armë, në prill një anëtar i supozuar i ISIS-it sulmoi një stacion policor, vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë. Pas këtij rasti në mbarë vendin u zhvilluan bastisje dhe arrestime të islamistëve radikalë.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë thotë se ekziston një rrezik i madh sidomos nga luftëtarët që kthehen nga zonat e luftës. Në ditët në vijim shërbimet sekrete gjermane do të njoftojnë një komision parlamentar të Bundestagut mbi rrezikun që buron nga Ballkani Perëndimor. Ky komision i zhvillon mbledhjet në fshehtësi.

Ministria e Jashtme amerikane ka tërhequr vërejtjen mbi numrin e madh të luftëtarëve nga rajoni që i janë bashkangjitur ISIS-it. Ministria amerikane e Drejtësisë ka ndihmuar në Ballkan në ndjekjen e luftëtarëve të kthyer nga zonat e luftës, shkruan “Welt am Sonntag”/dialogplus

Next Post

HARTA / Shqipnija e Madhe e Spartak Ngjelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In