• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazeta gjermane: Shqipëria drejt krizës së thellë, opozita nuk pranoi lëshimet e mazhorancës

by A R
27/04/2017 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke theksuar se në këtë vend po shpërsohet gjithnjë e më shumë kriza politike.

Kreu i komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister nuk ia doli dot të ndërmjetësojë mes dy partive kryesore në Shqipëri, thekson në artikullin e së enjtes (27.04) “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Partia Demokratike këmbëngul në largimin e kryeministrit, Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të ndershme. Socialistët ranë dakord për një qeveri të përkohshme, me përfshirjen e politikanëve opozitarë, por refuzojnë dorëheqjen e Ramës.”

FAZ e vë theksin tek dështimi i afateve të regjistrimit për zgjedhjen, si nga e Partisë Demokratike që nuk u regjistrua në KQZ, por edhe nga ana e Partisë Socialiste, që la të kalojë afati për regjistrimin e koalicioneve. “Nëse në këto kushte do të bëheshin vërtet zgjedhje, atëherë Rama ka një fitore 90% gati të sigurtë. Problemi është se zgjedhje pa opozitën nuk shihen me sy të mirë në BE, unioni të cilit Shqipëria do t’i bashkangjitet-.

Konfrontimi në luftë të hapur

Por afatet kanë kaluar, vëren FAZ, dhe korrigjimet prapavepruese nuk janë më të mundura. Gazeta gjermane thekson se zgjedhjet nuk do të zhvillohen dot më 18 qershor, gjë që ajo e sheh si një dështim të rëndë për qeverinë. “Bllokimi i parlamentit ka traditë në luftën partiake shqiptare. Në vitin 2009 bllokuan socialistët parlamentin, që nuk donin të pranonin humbjen në zgjedhje…konfrontimi i atëhershëm mes dy partive ka kaluar në një armiqësi të hapur që vazhdon deri më sot. Skandalet korruptive të demokratëve dhe drejtësia nën ndikimin politik ishin argumentet kryesore me të cila fituan zgjedhjet socialistët në vitin 2013.”

Për gazetën gjermane, Rama që kishte një mazhorancë solide, premtoi transparencë, reforma radikale, sidomos në drejtësi. “Por tani në fund të mandatit të tij, ato kanë mbetur vetëm fjalë boshe. Shqipëria sot ndodhet në vendin e parë të prodhimit të kanabisit në Europë…Me prodhimin e hashashit rritet edhe influenca e baronëve të drogës, që kanë mjaftueshëm para për të blerë politikanë, gjykatës dhe policë. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s po kthehet gjithnjë e më shumë në një rrezik, shkruan FAZ, duke theksuar se me shqetësim janë pritur edhe veprimet e njëanshme politike të Ramës, si deklarat për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, nëse BE nuk i pranon këto vende shpejt në union.

Next Post
Hashim Thaçi: Mbetemi të izoluar padrejtësisht nga BE-ja

Lirimi i Haradinajt, Thaçi: Shpifjet e Serbisë ndaj UÇK-së nuk përfillen nga bota demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Durrës/ I riu plagoset me mjet prerës pas një sherri, dërgohet me urgjencë në spital

August 18, 2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

August 18, 2026
Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com