• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Gazeta franceze zbulon çfarë diskutuan Esat Pasha e delegacioni shqiptar, te Princ Vidi në Neuwied më 1914

by Java News
13/01/2020 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Le Radical” ka botuar, të dielën e 22 shkurtit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me fjalimet e Esat Pashë Toptanit dhe Princ Vidit në Newied, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Neuwied, 21 shkurt – Qyteti është dekoruar me flamuj me rastin e ardhjes së Princit Vilhelm Vid.

Anëtarët e delegacionit shqiptar u përshëndetën në stacion e trenit nga gjenerali De Hepke, shambellan (administrator i pallatit mbretëror) i princit. Ata shkuan në kështjellë.

Esat Pasha përshëndeti princin dhe i shtrëngoi dorën. Ai më pas iu drejtua, në gjuhën shqipe, me fjalët e mëposhtme:

“Zotëria im,

Delegacioni, i të cilit jam president dhe që kam nderin t’i paraqes Madhërisë Suaj, erdhi këtu për t’ju kërkuar të pranoni kurorën dhe fronin e Shqipërisë së lirë dhe të pavarur, është i lumtur të përmbushë këtë mision, i cili iu besua nga e gjithë Shqipëria.

Shqiptarët pa përjashtim do të jenë gjithnjë besnikë të Madhërisë Suaj, vazhdimisht të gatshëm ta ndihmojnë në përpjekjet e tij për t’i çuar shqiptarët drejt një të ardhme të begatë dhe të lavdishme.

Rroftë Madhëria e Tij, Mbreti i Shqipërisë!”

Princi u përgjigj:

“Shkëlqesi, Zotërinj,

Unë kisha dëshirën e veçantë që një delegacion të vinte tek unë nga Shqipëria për të më përcjellë lutjen e popullit duke më kërkuar që të pranoja fronin e vendit të tyre. Fuqitë e mëdha, ndihma dashamirëse e të cilave ka siguruar ekzistencën e Shqipërisë si një shtet të pavarur, pasi më kanë caktuar si sovran të vendit tuaj, unë jam i lumtur t’ju them se pranoj fronin dhe se, princesha dhe unë do t’ju ndjekim në vendin tuaj që do të jetë atdheu ynë i ri.

Nuk e mora këtë vendim me zemër të lehtë; m’u deshën disa muaj kohë për ta deklaruar veten të gatshëm për të pranuar këtë fron. Vështirësitë e mëdha dhe përgjegjësia e lidhur me ta më frikësuan. Sidoqoftë, tani që kam marrë vendimin tim për këtë çështje, dua t’i përkas me gjithë zemër dhe me gjithë forcën time atdheut tim të ri.”

Pasi mbajti këtë fjalim, princi bërtiti në shqip: “Rroftë Shqipëria!”

Pas një bisede të shkurtër, figurat princërore dhe delegatët shkuan për darkë. Esat Pasha ngriti një dolli për nder të shtëpisë princërore të Vidit. Princi Frederik de Vid iu përgjigj me britmën : “Rroftë Shqipëria!”

Pas darkës, princat dhe delegatët shkuan në kështjellën e Monrepos. Shqiptarët nisen këtë mbrëmje, në orën 8, për në Waldenbourg.

Next Post
Rezultoi i “pastër” nga hetimet për vettingun, konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit Eduart Merkaj

Rezultoi i “pastër” nga hetimet për vettingun, konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit Eduart Merkaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In