Në një kolumne të publikuar sot, pak çaste pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, redaktori i të përditshmes më të madhe amerikan “New Yorker”, David Remick, shkruan se fitorja e republikanit është tragjedi për Amerikën. Ai më tutje shkruan se si Amerika do t’ia japë lamtumirën një presidenti, siç e quan ai, të integritetit, dinjitetit dhe shpirtit bujar. Më poshtë mund t’i lexoni disa fragmente nga kolumna e tij.
“Zgjedhja e Donald Trumpit president nuk është asgjë më pak se një tragjedi për republikën amerikane, tragjedi për Kushtetutën, dhe triumf për forcat në shtëpi dhe jashtë shtetit, tragjedi e nativizmit, autoritarizmit, mizogjinisë dhe racizmit.
Fitorja tronditëse e Trumpit, ngritja e tij në Presidencë, është një ngjarje e përshirë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe demokracisë liberale.
Më 20 janar 2017, ne do t’i themi lamtumirë presidentit të parë afro-amerikan – një njeriu të dinjitetit, integritetit dhe shpirtit bujar – dhe do të jemi dëshmitar të përurimit të një batakçiu, i cili ka bërë pak për ta refuzuar përkrahjen publike përmes forcës së ksenofobisë dhe përparësisë i të qenet i bardhë. Është e pamundur të reagosh ndaj këtij momenti përveç se me zmbrapsje dhe ankth”.
David Remnick është redaktor i “New Yorker” që nga viti 1998 dhe shkrimtar i stafit që nga viti 1992
ma.me