• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gazeta britanike: Blini shtëpi në Shqipëri, janë më lirë sesa në Kroaci

by Java News
02/11/2015 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​E përditshmja britanike “The Telegraph” u bën thirrje qytetarëve të këtij vendi të nxitojnë të blejnë shtëpitë e dyta në Shqipëri, një vend që e quan “xhevahir të fshehur”.

“Vendi ka 180 ditë me diell, kosto të ulët jetese, plazhe rënore dhe një panoramë të mbushur me antikitete greko-romake”, shkruan gazeta.

Sipas saj, çmimet e shtëpive këtu janë sa gjysma e atyre në Kroaci dhe një fraksion i çmimeve në Europë.

“Krahasuar me Rivierën Franceze, ku një metër katror shkon deri në 14 mijë euro, këtu shtëpitë në plazh shkojnë deri 1 mijë euro metri katror”.

Në shkrim jepen çmimet duke nisur nga një resort në Gjirin e Lalzit, i financuar nga britanikët.

“Lalzit Bay Resort and Spa” ka nisur shitjet dhe nga 40 apartamentet e para, 92 përqind janë shitur me çmime që nisin nga 65 mijë deri në 116 mijë euro.

Ndërkohë nga 29 vila, 50 përqind janë shitur me çmime që nisin nga 199 deri në 297 mijë euro. Vila më e madhe ka 230 metra shtëpi dhe 400 metra oborr.

Ndërkohë që në Tiranë, në zonat më të mira, çmimet shkojnë nga 1500 deri në 3 mijë euro metri katror, shkruan gazeta.

Ajo përmend Ambassador 3, duke theksuar se 155 apartamente janë në shitje në një zonë shumë të lakmuar për çmime që nisin nga 141 deri në 450 mijë euro.

“Në zona të tjera aty pranë, një apartament 139 metra katrorë dhe me tarracë kushton deri në 250 mijë euro”.

Gazeta jep edhe disa këshilla se si të blini në Shqipëri.

Sipas saj, duhet të qartësoheni se kush është pronari i vërtetë i tokës.

“Punësoni një avokat të pavarur, që i njeh mirë ligjet e vendit”.

“Është më e sigurt të blini në zonat të largëta dhe të izoluara, ku pronësia historike është e vështirë për t’u provuar. Atje ka më pak rrezik se në një qytet të madh”.

“Merrni garanci me shkrim nga ndërtuesit. Kontrolloni nëse ata kanë pronësinë mbi tokën ku ndërtojnë”.

“Sa e lartë është shtëpia juaj? Godinat e reja me më shumë se katër kate janë të paligjshme në Shqipërinë rurale dhe bregdetare”.

Next Post

Krizë e demokracisë ose a është Ballkani Evropë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In