• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gazeta amerikane: Shqipëria ka pasuri pa fund, por ndër më të varfrat në Evropë

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet e katërta në listën e 10 vendeve më të varfra të Europës të publikuar nga “Gazzette Review”.

Artikulli i gazetës amerikane analizon situatën ekonomike të dhjetë vendeve të Europës në bazë të të ardhurave vjetore për frymë.

Vendi ynë lë pas Kosovën, që renditet e treta, me të ardhura vjetore për frymë në nivelin e 4.450 dollarëve.

“Ndërsa Shqipëria ka burime të shumta natyrore si hekur apo gaz natyror, duket se një pasuri e tillë nuk është përkthyer në pasuri për qytetarët e saj. Si shumë vende të tjera në listë, Shqipëria ende mbështetet tek bujqësia për të punësuar një numër të madh të qytetarëve të saj. Megjithatë Shqipëria po bën përpjekje të jashtëzakonshme për tu integruar në Organizata botërore e europiane dhe ndoshta në vitet në vijim nuk do të jetë më pjesë e kësaj liste.”

Renditja 

10.Rumania – Të ardhurat për frymë – 9520 $

9.Bullgaria – Të ardhurat për frymë – 7620 $

8.Mali i Zi – Të ardhurat për frymë – 7320 $

7.Serbia – Të ardhurat për frymë – 5820 $

6.Maqedonia – Të ardhurat për frymë – 5150 $

5.Bosnje dhe Hercegovina – Të ardhurat për frymë – 4760 $

4.Shqipëria – Të ardhurat për frymë – 4450 $

3.Kosova – Të ardhurat për frymë – 3990 $

2.Ukraina – Të ardhurat për frymë – 3560 $

1.Moldavia – Të ardhurat për frymë – 2560 $

“Kur njerëzit mendojnë për Europën, imagjinojnë shpesh majën e shoqërisë: qytete të bukura, kufinj paqësorë dhe prosperitet. Megjithatë, si në çdo vend të botës, edhe në Europë ka varfëri dhe probleme,”thuhet në gazetën amerikane.

Kosova renditet në vendin e tretë me të ardhura vjetore për frymë në nivelin e 3.990 dollarëve.

Në artikull thuhet se që pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, Kosova ka luftuar për njohjen si shtet i pavarur, si edhe për të rritur mundësitë e investimeve.

Si rezulatat, një pjesë e mirë e të ardhurave të saj kombëtare vinë nga shtetasit kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe Francë.

Në vendin e parë klasifikohet Moldavia me të ardhurat më të ulëta vjetore në nivelin e 2.560 $.

Next Post

E doni Shtëpinë e Bardhë? Ja sa shitet dhe kujt t'ia blini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In