• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gazepi” krahu i djathtë i Habilajt, zbulohen përgjime të reja

by A R
21/10/2017 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nezar Seiti, i arrestuari pas aksionit ne Babice përmendet dhe ka qenë subjekt nën përgjim i Prokurorisë së Katanias për çështjen e trafikut të drogës.

babice

Në dosjen voluminoze, Seiti përmendet si një ndër dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Moisi Habilajt, i arrestuar nga autoritetet italiane. Bashkëpunëtori tjetër i ngushtë mësohet të jetë, sipas hetuesve italianë, Miridian Sulaj.

Seiti përmendet në dosje edhe me nofkën “Gazepi” dhe ka pasur role organizative në grupin e strukturuar. Ai ndihmonte grupin në logjistikë, duke siguruar karburantet për skafet me të cilët kryhej transporti i drogës, si edhe kryente transferta parash për dërgesat.

Ai ka dalë në skenë në përgjimet që janë bërë në vitin 2015 e më pas, ku sipas dosjes, Seiti ka qenë mjaft aktiv dhe ka udhëtuar disa herë nga Shqipëria drejt Italisë, për t’i ardhur në ndihmë Moisi Habilajt. Për të ka me dhjetëra biseda të përgjuara, ku flitet për skafe, karburante, si dhe për transportin e drogës dhe çmimin e tregut të zi për të.

PËRGJIMET

Biseda e përgjuar e Fatmir Minajt dhe Nezar Seitit për një garazh që do të merrnin me qira për të fshehur drogën, 9.12.2017.

Fatmiri: Ai na i jep garazhin, por do 55,00 euro në ditë, pasi e ka me hapje automatike.

Nezari: Sa do?

Fatmiri 55.

Nezari: Në muaj?

Fatmiri: E! Nezari: Por ti the “në ditë”.

Fatmiri: Në muaj, çfarë dite?!

Nezari: 55,00 euro?

Fatmiri: Po.

Nezari: Ky që e ka afër shtëpisë?

Fatmiri: Jo, jo, ky në Modica që e di Moisiu.

Nezari: Ah mirë, mirë. Në një regjistrim të 21 janarit 2017, Nezar Seiti dhe Miridian Sulaj flasin për një gomone që donin ta blinin. Sipas tyre, gomonia u kishte bërë shumë “punë”. Miridiani: Ky të çan t***… po më thoshte tani se atë gomonen që kanë marrë… atë që na bënte “punën” tonë, “mund ta blej unë”. Kështu thoshte.

Nezari: Po si do e blesh?! Më pas Nezari thotë se për atë gomone duhen 3 motorë që kushtonin 25 mijë euro, dhe në total shuma shkonte 75 mijë euro.

Në një bisedë të regjistruar më 21 janar 2017, në orën 14:14, Nezari dhe Miridiani flasin për një parapërgatitje të një zbarkimi të një ngarkese droge.

Miridiani: A ndalojmë në ndonjë qoshk, të bëjmë pak çiçin, që të mos na bëhet te miqtë.

Nezari: Po, por hajt mos të vonohemi, ta bëjmë pa zhurmë.

Miridiani: Po, po, pa zhurmë.

Nezari: “Bëheni benzinën vetë”, se duhet ta marrin nga shumë larg.

Miridiani: Po ne prandaj u dhamë kohë, që të mos e bëjmë në të njëjtin vend, a më kupton?!

Nezari: Nuk është se do të na e vjedhin.

Miridiani: Jo, jo, por nëse ata e bëjnë atë “punë”, s’duhet të merret vesh.

Nezari: Nuk po ndihen ata miqtë për ndonjë lek. Ndoshta flasim nesër, për nesër.

Miridiani: Nuk e di çfarë problemi kanë.

Nezari: Po lëri se mbase bëjnë ndonjë lek.

Miridiani: Ai na tha që lëri mos i ngacmo se të gjejnë vetë. Kështu bëjnë edhe ndonjë dorë të mirë lekësh.

Nezari: Gjithmonë na gjejnë.

Miridiani: Për nesër?

Nezari: Shpresojmë, ndoshta ikin që sot. Po si nuk u morët ndonjë kontakt?

Miridiani: Kujt mo?!

Nezari: Ndonjë kontakt me këta këtu mo, që kur të ishin gati, të shkoja t’i merrja unë. Më pas Miridiani dhe Nezari flasin për nevojën e një traktori me rimorkio, në mënyrë që të futet në det për të tërhequr skafin me drogë në breg.

Nezari: Si do e gjejë traktorin?

Miridiani: Traktorin? Si do e gjejnë?

Nezari: Do e blejnë traktorin?

Miridiani: Po, ata e kanë…

Nezari: Ka rimorkio?

Miridiani: Ee me rimorkio… ja po ia themi tani, se herën e fundit nuk ua thamë.

Nezari: Po traktori për ta tërheq e?

Miridiani: Po pra, për të hyrë dhe për ta tërheq…

Nezari: Mirë ai vjen vetë aty dhe pastaj duhet me hy në ujë që ta tërheqësh.

Miridiani: Për ta hyrë në ujë është ok, e tërheqim me traktor e nxjerrim në breg, por për të shtyrë me e fut prapë në ujë, duhet traktori. Do bëhet shkëmbimi që në ujë më kupton, është gjithë ajo gjë.

Nezari: Po i themi të marrë rimorkio të madhe, por ai ecën shumë avash. Megjithatë, e marrim, e marrim se ja na fundoset dhe s’kemi si e nxjerrim pastaj. Imagjino si mund të jetë deti.

Miridiani: Po pra, po!

Next Post
“Segmente të koalicionit punuan kundër M. Ramës”, kujt i referohet Pjerin Ndreu?

Ndreu: Votoj për arrestimin e Tahirit kur prokuroria të sjellë prova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In