• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gaz Demi rrëfehet: Derbi dhe momenti më i bukur… kur mu dogj shtëpia!

by Java News
20/02/2017 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
I ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport, presidenti i Partizanit Gazment Demi ka folur për të gjitha ccështjet rreth Partizanit. Nga derbi me Tiranën, te gara për titullin, arbitrat dhe e ardhmja e klubit, me synimin për ti shndërruar të kuqtë në një markë ndërkombëtare.

Si është çështja e afrimeve të reja në merkato, me lojtarë që erdhën me bujë por nuk luajnë siç është Çetkoviç?

Puna e Çetkoviç dhe e blerjeve të reja janë gjëra të futbollit shqiptar. Por, stafi teknik është me ata në stërvitje. Partizani me këmbët e veta po ecin mirë dhe ia lëmë kohës ta tregojë. Partizani më i mirë? Sipas mediave kështu thuhet, por për mua më i mirë do të thotë 10 pikë përpara. Perfeksioni nuk ka asnjëherë fund. Futbolli nuk është matematikë, pasi probleme mund të të hapë edhe një skuadër me 30 për qind të buxhetit tonë.

Çfarë i mungon ekipit?

Nuk e di çfarë i mungon, sepse unë jam munduar t’ia plotësoj stafit të gjitha. Ndoshta pas kësaj ndeshje derbi, gjithçka do të nisë të funksionojë më së miri. Ndoshta emocionet kanë bërë të vetën në ndonjë rast. Unë di të them që ajo çfarë na duhet është shtëpia e klubit. Kur kjo të përfundojë kam projekte të tjera në kokë.

Keni ndryshuar gjashtë trajnerë dhe disa drejtorë të përgjithshëm?

Nëse kemi ndërruar, Starova është më i madh se trajner, pasi është këshilltari im personal. Bëm një provë, sepse jemi gjashtë muaj larg përfundimit të Akademisë. Jemi duke bërë prova, për të arritur atje ku duhet. Por, më parë duhet përfunduar baza, që është shtëpia jonë, sepse jemi i vetëmi klub që nuk kemi ambiente.

Nuk kemi qëllim në vetëvetë të ndryshojmë stafin, pasi unë personalisht kam besim te njerëzit.

Si e vlerësoni garën e këtij sezoni?

Ne prej katër vjetësh jemi aty, gjithmonë kemi pretenduar për të fituar. Edhe këtë vit jemi kandidatë potencial me Skënderbeun dhe Kukësi. Korçarët janë një ekip me shumë eksperiencë, ashtu si edhe Kukësi. Edhe ne nuk jemi mbrapa, pasi niveli është i përafërt.

Nuk është se po u ndërtua inrastruktura do të jemi gjithmonë kampion. Vitin tjetër do të kemi edhe më shumë shanse, por unë shpresoj që këtë vit të jemi në garë deri aty.

Çfarë do të ndodhë po nuk fituat titullin?

Asgjë nuk do të ndodhë, do të vazhdojmë jetën, do të luajmë në kupat e Europës dhe në gusht do të shkojmë te shtëpia jonë e re.

Nëse Partizani nuk fiton në derbi çfarë ndodh?

Nuk do të shkaktojë asgjë. Do të kem ndoshta një pesë minutësh të turbullt. Do të marr miqtë e mi të pimë një gotë verë dhe do të vazhdojmë për ndeshjen tjetër në Kukës.

Tifozët e Tiranës, vjet i kthyet në stadium, tani ata e kanë bojkotuar ekipin?

Më vjen keq për tifozët e Tiranës, sepse kam edhe shumë miq. Ata i dinë vetë punët e tyre. Por, nëse Tirana do të ketë çfarëdolloj problemi, ata do ta kenë gjithmonë në dispozicion dhe do tua lë me financa zero. Ata kanë stadiumin Dinamo me konçesion, por gjithmonë nëse do të kenë nevojë.

Jeni një njeri pasionant në rolin e presidentit?

Ka momente që edhe pasioni dominon. Por, brenda pak kohësh, Partizani do të jetë një ndërmarrje fitimprurëse.

A do të hapet tregu i Partizanit?

Ka shumë oferta, sidomos të huaj, por edhe brenda të Shqipërisë, ka interes. Por, të përfundojmë projektin që kemi dhe më pas do të shohim ta zgjerojmë markën e Partizanit.

Mund të thuhet që Torasa është i preferuari juaj?

Unë kam miqësi me të gjithë lojtarët. I cilësoj si fëmijët e mi apo si vëllezërit e mi. Marrëdhënia në katër vjet ka qenë shumë korrejkte dhe nuk kam preferencë të veçantë. Unë i respektoj të gjithë dhe ata më respektojnë.

Do të jetë një derbi i nxehtë, sidomos nga tifozët e Partizanit… A keni akord për sjelljen apo organizimin e mbështetësve?

Patjetër që administrata ime ka lidhje, edhe unë jam takuar dy-tre herë. Ju e patë edhe çfarë sjellje korrekte kishte nga tifozeria jonë në stadiumin Selman Stërmasi. Ne mundohemi ta ndihmojmë tifozerinë dhe ata të na ndihmojnë neve. Në përgjithësi jemi të kënaqur nga tifozët, pasi janë sjellë në mënyrë korrekte.

Derbet e fundit kanë përfunduar pa gola, ndërsa tashmë fitorja duket detyrim?

Skënderbeun e uroj për fitoren. Në dy ndeshjet e para i kemi dominuar ndeshjet. Stafet teknike kanë qejf të mos humbin. Unë këtë herë kam dëshirë të luajmë për të gjitha dhe nëse humbasim përgjegjësinë e marr unë përsipër. Administrata e di opinionin tim dhe çfarë dua unë. Së pari duam një ndeshje të bukur dhe fair. Personalisht dëshiroj që ekipi im të luajë fort në sulm, për ta fituar derbin.

E konfirmoni deklaratën që sa herë jeni juve president, Tirana nuk do ta fitojë asnjëherë derbin?

Së pari jam i rritur në Tiranë. Këto janë momentale, çdo president dëshiron të fitojë ekipi i tij. Nuk është se e thashë unë edhe e vendosi zoti. Shpresoj që ajo fjalë që kam thënë të vazhdojë afatgjatë.

Marrëdhëniet me presidentët e tjerë, nga ai i Federatës Duka, për të vazhduar me Takajn, Gjicin e të tjerët?

Unë kam marrëdhënie të mira nga presidenti i Federatës, te presidentët e Luftëtarit dhe Korabit që janë më të rinjtë. Kam marrëdhënie korrekte me të gjithë dhe dëshiroj që ata të ecin përpara.

Pretendimet e Partizanit për gjykimin?

Edhe unë kam pasur pretendime. Këto janë momente emocionale, por Partizani nuk ka bërë asnjëherë ankesa. Kam thënë vetëm kaq, që arbitrat nuk duhet të tallen jo vetëm me paratë e mia, por të të gjithë presidentëve. Duhet të jenë të kujdesshëm sepse është një investim shumë i madh.

Sëfundmi është përfolur për aleanca, por edhe Partizani u përfol dy vjet më parë. Çfarë shije ju la dhe a ka ndonjë zgjidhe?

Zërat për Partizanin janë barsaletë, ndërsa Tirana mu duk sikur fitoi me zotësi. Unë nuk jam ekspert futbolli. Unë nuk bëj aleanca, ndërsa të tjerët mund të bëjnë çfarë të duan.

Momenti më i bukur apo më i hidhur?

Momenti më i bukur është kur mu dogj shtëpia dhe të nesërmen shkova në Korçë dhe fitova dhe të pasnesërmen shkova në Zanzibar me familjen.

Momenti më i hidhur?

Përpara 8 vjetëve, humba shumë para në një biznes. Thonë që djegia i merr të gjitha të këqijat dhe vijnë vetëm të mira.

I keni ndjekur Skënderbeun dhe Kukësin?

Nuk i kam ndjekur shumë ndeshjet. Por, në ndeshje direkte kemi qenë më lart. Me çfarë më thonë specialistët, Skënderbeu është më lart.

Marrëdhënia me Erjon Braçen, a është ai kritik edhe me skuadrën?

Erioni është një tifoz, një dashamirës. Nuk është bërë tifoz nga unë. Si çdo tifoz ka ato momentet e veta dhe shkon i qetë në shtëpi.

Parashikim për derbin… sa do fitojë Partizani?

Parashikim nuk kam, por nesër është e sigurt që Ekuban shënon. Kam edhe një shpresë që do të shënojë Mazrekaj… gjithmonë nëse Starova i aktivizon./a.k

Next Post
Chelsea nuk ndalet dhe e mbyll me fitore, Konte hyn në histori

Chelsea do jetë kundër Unitedit në çerekfinale të Kupës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com