• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gaz Demi mik i Shkëlzenit? Ja reagimi i ish-kryeministrit Berisha

by Lorenc Vangjeli
30/01/2016 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po favorizon për blerjen e INSIG-ut biznesmenin Gaz Demi, ky i fundit ka reaguar teksa ka deklaruar se PD nuk duhej ta sulmonte pasi ai ka miqësi me Shkëlzen Berishën.

Por, pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka deklaruar se Rama po mundon të mbrohet me gojën e Gaz Demit, i cili si mburojë nxjerr miqësinë gjoja me Shkëlzenin.

Postimi i Berishës në Facebook:

Edi Rama pranon vjedhjet e prones publike me vella Olsin dhe klientelen e vet!

Te dashur miq, diten e enjte ne Parlament, denoncova vjedhjet e buxhetit te shtetit nepermjet koncesioneve nga Edi Rama. Ne fjalen time theksova:

“Ato që janë koncesione publiko-private të tyre janë hajdutëri publiko-private, më të neveritshmet më të tmerrshmet. Po TVSH-ja! Në botë nuk di një shtet që lëshon tatimet, absolutisht. Po pse i lëshojnë tatimet? Kompania e huaj, që është një kompani serioze bastesh, i lutet Olsi Rama dhe Gaz Demi, të dy, a na e merr ti këtë punën e mbledhjes së TVSH? Ndërsa kompania i thotë se nuk është tek punët e mia kjo, nuk është fushë e imja. Ajo thotë se unë jam kompani serioze bastesh, në Honk Kong. Jo i thonë këta. Marrin dhe fusin edhe Mjerot e stër Mjerot, langonjtë…. Të gjitha këto i kanë botuar mediat tuaja. Unë i kam informacionet e sakta.

Tani do ti japin 100 milion shpërblim. Zotëri ti po i bën shqiptarët të harrojnë vjedhjen e floririt që u bë në Krrabë. Ky është një akt i shëmtuar, anti kushtetues. Unë i them Edi Ramës, tërhiqu nga këto, se në mënyrë absolute do të bëhesh përgjegjës për çdo qindarkë që po vjedh bashkë me klanin tënd. Nuk të thash unë se ishte Olsi, e thanë gjithë mediat, të nxorën gjithë të dhënat se Olsi ishte me kompaninë. Në çdo rast ti duhet ta mbyllje kete afere dhe do tu tregoje shqiptarëve se kjo nuk do të ndodhë kurrë.”

Kurse dje PD akuzoi Edi Ramen se po i jep klienteles se tij, ndertuesit te sarajeve te Surrelit dhe Gaz Demit, kompanine publike te sigurimeve INSIG.

Duke mos mohuar dot asnjeren prej ketyre akuzave te renda e konkrete, Edi Rama i pashprese mbrohet me gojen e Gaz Demit, i cili si mburoje nxjerr gjoja miqesine e tij me Shkelzen Berishen. Me kete rast dua ti them Edi Rames:

Se pari, miqesia me Sali Berishen apo cilindo familjare te tij, e cilitdo qofte nuk eshte dhe nuk do jete kurre liçense per te vjedhur ti dhe anturazhi yt pasurite publike te ketij vendi

Se dyti, meqenese per te justifikuar vjedhjet e medha te tua me Olsin, Gaz Demin, Carapulin etj, i ke kerkuar Gaz Demit te nxjerre si mbrojtje per ty njohjen e tij me Shkelzen Berishen, mos harro se ti ne opozite nuk ke ngritur asnje akuze qe Gaz Demi ka perfituar ne menyre te paligjshme fonde nga PD. Nese ke ndryshuar mendim sot qe ke pushtetin mund ta hetosht sot dhe t’ja konfiskosh te gjitha, por nuk ka “miqesi” apo “kercenim” qe mund te mbuloje apo justifikoje akuzat qe behen sot per perfshirje te tij dhe vellait tend ne vjedhjen e fondeve publike me koncesionin e TVSH. sb

Next Post

"Gjoksi yt Rita, shuplakë për të gjitha femrat"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In