• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gaz Bardhi çfarë nuk tha për Saliun, sot është luftëtari më i madh i tij”, Martin Leka:  PD është katandisur keq, nuk vjen kurrë në pushtet

by S T
17/01/2025 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita e përçarë vetëm pak muaj para zgjedhjeve, sondazhet më të fundit të publikuara nga REPORT TV që i japin mandatin e katërt kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës aktuale, teksa ka trend zbritës Partia Demokratike, kanë qenë dy nga tematikat e trajtuara në analizën e sotme të ‘Sot, Live në Shqipëri” në Report TV.

Analisti Martin Leka, tha se e sheh me shumë pesimizëm situatën aktuale të kampit opozitar dhe veçanërisht Partisë Demokratike dhe shkaku kryesor është pikërisht lidershipi i saj, Sali Berisha, ky i fundit prej më shumë se një viti i akuzuar dhe i pandehur nga SPAK për aferën në dosjen “Partizani”.

Leka shprehet se pa një bashkim në front të gjerë dhe pa frymë, me këtë përçarje, opozita nuk vjen dot në pushtet dhe që ta arrijë një tjetër akt është largimi i lidershipit aktual.

Ai vlerësoi sondazhet si realiste, duke thënë se PD ka rënë në kuotën e 30%, kurse Rama sipas tij fiton mandatin e katërt.

Por më e rëndësishmja është edhe përçarja më e fundit në PD me zgjedhjet në degët e rretheve dhe akuzat për manipulime dhe vjedhje votash. Teksa iu referua edhe letrës publike të mikut të tij Agron Tufa, që e quajti edhe ‘të djathtë ekselent’, situata në PD duket kaotike dhe shkaku kryesor është Berisha.

Leka shpjegon se në PD është vendosur “kultura e vjedhjes së votës dhe zgjedhjeve”, si dhe atë që e quajti mungesa e personalitetit dhe parimeve te deputetët e PD, që për interesa personale i janë bashkuar Berishës, kur dje e sulmonin.

“Opozita dhe veçanërisht PD duhet të bënte një pakt të gjerë pajtimi, gjë që nuk e bëri. Mungesa e këtij pakti ka çuar më në dëshpërim opozitën. Megjithëse ka zëra që janë përhapur, sidomos nga Berisha, se po bashkohen, apo janë të bashkuar. Por situata është ndryshe, sepse e shikojmë se parti opozitare janë të ndara, si Basha, Djathtas 1912 apo të tjera. Pra atyre u mungon fryma, ata e dinë popullin injorant, por populli është më inteligjent sesa këta politikanë.

Le të kujtojmë Gazment Bardhin që çfarë nuk tha për Sali Berishën dhe tani është luftëtari më i madh i Berishës, ai ka shkuar aty për çështje personale, për t’u bërë deputet. PD duhet të bënte një pakt të madh, një frymë për të rrëzuar Edi Ramën, por realiteti është ndryshe, se ata janë të përçarë. Pavarësisht se ata thonë se sondazhet i nxjerrin 50%, por kjo nuk është reale. PD është në kufijtë e 30% të votave, kurse Rama shkon drejt fitores së mandatit të 4”, tha Leka për Report TV.

Në lidhje me sondazhet ai i vlerësoi si afër realitetit dhe projeksioneve që edhe qytetarët shohin, por edhe ai vetë.

“Sondazhi duhet parë me kujdes, Shqipëria nuk është ajo e para disa viteve. Deputetët të shohin interesat kombëtare dhe jo personale apo të Berishës. Ata lënë parimet dhe bashkohen me Berishën. Partitë të pastrohen nga interesat personale”, shton ai.

Por si e sheh Leka përçarjen dhe akuzat për zgjedhjet e fundit në Degën nr. 2 të PD, denoncimet për manipulim votash nga kandidatët?

“Po i referohem edhe letrës dhe deklaratës së një të djathti ekselent, mikut tim Agron Tufa, që shkruante për atë që kishte ndodhur te Dega nr. 2, ku i drejtohej Berishës. PD duhet të pastrohet nga spiunët, injorantët, të paaftët, hajdutëve e të tjerëve.

Sepse aty është instaluar kultura e hajdutërisë së votave, e vjedhjes së zgjedhjeve dhe këtu nis lufta e madhe, përçarja dhe kështu kemi gjithë projeksionin e asaj që ndodh në PD, një parti e përçarë, pa frymë, me kryetarin non grata. Me këtë lidershp Partia Demokratike nuk vjen në pushtet”, përfundon analisti.

Next Post
“Mos përtoni dhe mos e shtyni për nesër”, Rama apel emigrantëve: Regjistrohuni në zgjedhje, të ngremë lart respektin për Shqipërinë!

“Mos përtoni dhe mos e shtyni për nesër”, Rama apel emigrantëve: Regjistrohuni në zgjedhje, të ngremë lart respektin për Shqipërinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In