• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gatuzo e pohon: Ronaldo ishte afër Milanit, patëm pak kohë për Parmën

by Java News
02/12/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merkato nuk është nga temat e preferuara të Xhenaro Gatuzos, ndaj që nga Ibra e deri te Fabregas rruga është e shkurtër, por komente nga ana e teknikut nuk ka. As kur përmendet Kristiano Ronaldo, për të cilin ish-drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli, tha se ka qenë pranë kuqezinjve.

“Fabregas më pëlqen, por siç më pëlqen Modriç dhe Kante. Nuk ka asgjë konkrete nga këto zëra që dëgjohen në ditët e fundit. Përveç Ronaldo. Kristiano ishte vërtet pranë dhe konfirmoj çdo fjalë që ka thënë Mirabeli në lidhje me portugezin”. Me këto fjalë hapi konferencën për shtyp Gatuzo, në prag të sfidës së sotme në 12:30 ndaj Parmës. Pikërisht, orari është i diskutueshëm për teknikun 40- vjeçar të “Djallit”, i cili nxitoi të saktësonte: “Nuk jam kundër orarit, por e vërteta është që patëm pak kohë për të pushuar dhe përgatitur ndeshjen me Parmën. Rivalët janë pas nesh në renditje. Nuk është rastësi, ndaj duhet kujdes sepse nëse luajmë siç bëmë ndaj Dudelanzhit, me siguri do të humbim. Para 60 mijë tifozëve do të japim maksimumin kundër një ekipi që luan i ngjeshur dhe kundërsulmon shpejt”.

DHJETOR VENDIMTAR — Dhjetori është një muaj i ngjeshur me impenjime për Milanin, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Gatuzo ka një këndvështrim krejt origjinal për çështjen dhe shpjegon: “Nuk kam asnjë vërejtje për djemtë në aspektin e impenjimit dhe nëse i kam dhënë ndonjë minutë ndonjë lojtari e kam ditur që rrezikoj të marr përgjigje negative. Mungesa e minutave ka efekte anësore, por nëse shfaqemi të përulur si ndaj Lacios, atëherë ka vend për optimizëm. Dhjetori ka shumë ndeshje, ndaj le të bëjmë sa më pak dëme të jetë e mundur dhe të përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë. Dëmtimet e kanë bërë grupin më kompakt”.

 

KONTI DHE INFERMIERIA — Nga formacioni te lojtarët që mund të kenë një shans, me Maurin dhe Kontin që janë kandidatë për të zbritur sot në fushë. “Mauri më dha përgjigje pozitive në Europë, ashtu si Simiç, mbase ndonjëri luan përsëri, pasi është një kohë kur kemi nevojë për të gjithë. Edhe Kontin kam dëshirë ta shoh në fushë, pasi vullnet ka shumë dhe gjuri i tij ka reaguar mirë ndaj ngarkesës në stërvitje. Rolin e interpreton ndryshe nga kushdo tjetër në ekipi, por duhet të përmirësohet kur e driblojnë. Dje i thashë Kastijehos ta provokonte dhe kur spanjolli të vë përpara, është e vështirë ta ndalosh. Konti është mirë, por nuk duhet të nxitohet. Në dispozicion janë edhe Bakajoko me Kutronen, pavarësisht se të premten kishin dhimbje”, përfundoi Gatuzo. (Panoramasport)

Next Post
Egjipt/Ekspozoi këmbët më shumë se duhet, aktoren e pret gjyqi

Egjipt/Ekspozoi këmbët më shumë se duhet, aktoren e pret gjyqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

August 21, 2026
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

August 21, 2026
Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

August 21, 2026
NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

August 21, 2026
Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

August 21, 2026
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

August 21, 2026
Festa e Pavarësisë / Detaje nga parada e madhe më 28 Nëntor, hapja te sheshi “Nënë Tereza”

Pse shqiptari i bindet vetëm arrogancës?

August 21, 2026
Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

August 21, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

August 21, 2026
Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com