• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gattuso ka fat me kalendarin e ndeshjeve të para

by Java News
28/11/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milani pritet të luajë me skemën 4:3:3 me trajnerin e ri, Gattuson. Genaro Gattuso është tashmë trajneri i ri i Milanit, ndonëse do të prezantohet zyrtarisht sot në orën 13:30.

Ish mesfushori i kuqezinjve, tashmë në rolin e trajnerit, nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë eksperiencë të re, përveç një postimi në rrjetet sociale, ku falënderon tifozët për mbështetjen dhe inkurajimin.

Montella iku dhe Gattuso erdhi, ndërsa dilemat e shumta janë mbi mënyrën se si do të rreshtohet Milani në fushë.Eksperienca e pakët e Gattusos, lë vend për dilema, ndërsa i vetmi detaj që dihet me siguri, është rreshtimi me 3 sulmues, që ish mesfushori i kuqezinjve e ka aplikuar në të gjitha skuadrat që ka drejtuar.

Dilema më e madhe mbetet në repartin e mbrojtjes, pasi Gattuso ka preferuar më së shumti skemën me 4 lojtarë defensivë, por të njëjtat preference ka pasur edhe Montella, që i modifikoi me ardhjen e Bonuccit.Gjithsesi, ata që e njohin më mirë Gattuson, parashikojnë një skemë 4-3-3 për Milanin e ri, teksa nuk ngurrojnë të bëjnë të ditur edhe 11-shen ku tekniku i ri i kuqezinjve do të bazohet.

Kështu, porta mbetet e pandryshuar me Donnarummën, ndërsa në mbrojtje pritet të luajnë Rodriguez-Romagnoli-Bonucci-Calabria, me këtë të fundit të paktën deri në rikthimin e Andrea Contit të dëmtuar dhe me Musacchion që mbetet jashtë planeve të formacionit.

Në mesin e fushës, i sakrifikuari i madh pritet të jetë ‘ylli’ që shkëlqeu më shumë në skuadrën e Montellës, Fabio Borini, ndërsa ky repart pritet t’i besohet 3-shes Biglia-Kessie-Calhanoglu.

Reparti i sulmit duket të jetë ai ku Gattuso është më i qartë, teksa pritet t’i besojë sërish Kaliniçit në majë të sulmit, por këtë herë i mbështetur nga Bonaventura dhe Suso.
Formacioni 4-3-3 është testuar vetëm pjesërisht nga Montella, në sfidën ndaj Austrias së Vienës, ku kuqezinjtë fituan me rezultat të thellë, raporton Super Sport.

Gjithsesi, në favor të Gattusos duket se punon edhe kalendari, pasi muaji dhjetor rezervon sfida lehtësisht të kalueshme për kuqezinjtë.

Kështu, ndeshjen e ardhshme, Milani do të përballet me Beneventon në udhëtim, skuadër që ende nuk ka marrë asnjë pikë në 13 javët e para të kampionatit, ndërsa 1 javë më pas do të presë në ‘San Siro’ Bolognën.

Ndërmjet këtyre sfidave, janë në program edhe një ndeshje kupe, si dhe sfida e parëndësishme e Europa Leagues, në Kroaci përballë Rijekës.

Më pas, deri në fund të vitit, kuqezinjtë do të udhëtojnë në Verona dhe në Firence, ndërsa ndërmjet do të presin Atalantën në Milano.

Duket se kalendari është i duhuri për të bërë që të nisë mbarë aventura e Gattusos dhe të rikthehet qetësia në ambientin kuqezi, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

 

Next Post
Rënia e bastioneve në Kosovë, parashikimi se çfarë do ndodhë pas tyre

Rënia e bastioneve në Kosovë, parashikimi se çfarë do ndodhë pas tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In