• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gati të shkonte në selinë blu për të negociuar/ Basha i prerë për Ramën: Nuk është i mirëpritur. PD e do para drejtësisë

by Java News
04/10/2019 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa komentoi deklaratën e kryeministrit Rama, se ishte gati të shkonte në selinë e PD-së, për të negociuar, tha se ky i fundit nuk është i mirëpritur në seli dhe se PD e do Ramën para drejtësisë.

Në një intervistë në “Syri.net”, Basha u shpreh se problemet në politikë nuk zgjidhen me shfaqje dhe foto, duke iu referuar fotos së kryeministrit Rama me Obamën, ndërsa shtoi se zgjidhja janë zgjedhjet dhe se këtë gjë e ka thënë edhe Bundestagu.

Pyetje: Rama thotë se është gati të vijë në selinë e PD te takojë z.Basha, znj. Kryemadhi, por z. Basha ka frike te takohet tek per tek me mua. A keni një koment?

Lulzim Basha: Zoti Rama është përgjegjësi për krizën politike. Tani duhet te marre përgjegjësi për ketë krize, te zbatoje planin e ardhur nga Gjermania, t’i hape rruge zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, te japë përgjegjësi për dështimin me integrimin europian te vendit, c’lidhje ka te vije ne Partine Demokratike, s’është i mirëpritur ne PD fare. Por kam një pyetje. Me ke do vije? Me Tomen? Me Gjushin? Me Avdylajt do të vije? Ai nuk eshte nje njeri i pafajshem, ai eshte fajtori per kete gjendje. Dhe qe te vije aty, te laje zhulin e fajit me nje tjeter fotografi me kryetarin e opozites, kjo nuk ka per te ndodhur.

Politika nuk eshte loje. Ka sharlatane te cilet e shesin si loje, ia shesin barkbosheve naten si shfaqje, i dallon qarte populli. Sharlatani qe me shfaqje te çon deri diku ajo, con 1 vit, 2 vjet, 3 vjet, ja edhe 6 vjet, vjen nje moment frigoriferi bosh, xhepat bosh, zgjohet populli, s’eshte loje kjo. Keshtu qe as te mos marre mundimin te niset per ne PD sepse e pret nje surprize e hidhur ne Partine Demokratike. Nuk eshte i mirepritur ne Partine Demokratike.

Partia Demokratike, Edi Ramen e do para drejtesise per ate qe ka bere. Por, ne respekt te qytetareve shqiptare, ne kemi ndermarre hapa konkrete, per te angazhuar PS per pergjegjesite qe ka perpara shqiptareve dhe hapi konkret eshte propozimi me 5 pika per Reformen Zgjedhore. E ka mbi tavoline sepse ia ka cuar Damiani me shoket e tij, te behet gati ta zbatoje, ose te hape krahun!

Zoti Rama ka treguar se kur është në hall, bën gjithçka.

I kemi dhënë më shumë kohë sesa meriton. Ai është një njeri i mbaruar politikisht. Shqipëria është në krizë dhe kjo nuk është çështje as për  zotin Rama, as për zotin Basha, as për zotin Meta.. Shqipëria është në krizë. Ne kemi ofruar një rrugë për zgjidhjen e krizës. Ai ta zbatojë ose të hapë krahun.

Pyetje: Rama gjithmonë viktimizohet, kur është në nevojë dhe mund të jetë gati të ulet në tryezë, nëse ka presion të fortë nga ndërkombëtarët.

Lulzim Basha: Nuk zgjidh asgjë tryeza. Nuk ka presion për t’u ulur në tryezë.

Pyetje: Zoti Rama është nga ata që vjen fillikat vetëm tek dera e PD. Çfarë do të bëni ju se u shprehët e pret një surprizë e hidhur.

Lulzim Basha: Kam neveri personale ndaj përpjekjes për të kthyer gjithçka në sensacion. Kjo nuk ka të bëjë me shfaqet e Edi Ramë sapo kujtdo tjetër. Nuk zgjidhen problemet në politikë më shfaqje dhe me foto. Kriza e rëndë politike kërkon përgjegjësi. Kjo krizë zgjidhet me zgjedhje dhe këtë ka thënë Bundestagu. Bëj gati kuadrin ligjor, zbatoje kuadrin ligjor – që do të thotë zgjedhje. Hapat janë tq artë. Kërkesat janë ultimative, përgjegjesia është e Edi Ramës, dështimi ëhstë I Edi Ramës. Megjithatë, ne si opozitë kemi ndërmarrë një hap të jashtëzakonshëm dhe kemi vënë mbi tavolinë një plan për ta zbatuar, me anë të të cilit garantojmë reformën zgjedhore, garantojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme dhe çojmë vendin drejt zgjidhjes së krizës politike, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Të gjitha të tjera janë përpjekje për të heëur vëmendjen nga këto tre hapa të thjeshtë, por të domosdoshëm.

g.kosovari

Next Post
Helmimi në Postribë/ Reagon spitali: 26 nxënës u paraqitën për ndihmë, 7 prej tyre po marrim trajtimin

Me të vjella e temperaturë, shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë, 6 rikthehen në urgjencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In