• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gati statusi i minatorit, ja çfarë parashikon projekt-ligji

by A R
21/03/2017 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas punonjësve të industrisë së naftës, qeveria po harton një status të veçantë edhe për punonjësit e industrisë së minierave.

Ministria e Energjisë thotë se kërkesa erdhi nga vet minatorët dhe ish-minatorë në pension, e po diskutohet prej 6 muajsh.

“Një nga kërkesat më kryesore që kërkojnë të gjitha sindikatat, sepse nuk mund t’i ndash ato të minatorëve, të cilët kanë arritur në një emërues të përbashkët me njëri-tjetrin, është paga minimale e punëtorëve aktualë të minierës, që kërkohet të jetë së paku 70 mijë lekë në muaj”, tha Gëzim Musabelli, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë.

Mbi këtë pagë, drafti parashikon shpërblimin për vjetërsi në punë. Për rastet e aksidenteve nëntokë, ose ato të invaliditetit të plotë, minatorët kërkojnë pension familjar për bashkëshorten, kur nuk është e punësuar, apo fëmijët e mitur deri në moshën 18 vjeç.

Drafti parashikon rritjen e pensionit në minimalisht 30 mijë lekë dhe ulje të viteve të punës nëntokë, mbi të cilat llogaritet dalja në pension. Përfituesit e statusit kanë të drejtën të kryejnë dy herë në vit kontroll mjekësor falas dhe në rast të sëmundjeve përfitojnë kurim mjekësor falas.

“Punëtorët aktualë dhe ish-minatorë që janë në pension kapin një numër prej 8.000 vetësh. Për këta pritet një ndryshim thelbësor në kuadrin e financave. Fakt është që profesioni i minatorëve është ndër më të vështirët dhe mendojmë se qeveria do ta marrë për bazë, sepse minatorët në përgjithësi e kanë jetëgjatësinë më të shkurtër sesa qytetarët e tjerë”, shtoi më tej Gëzim Musabelli./TCH/a.m.

Next Post
Denoncimi/ Nxënësit i gjuajtën lokalin me vezë, ja hakmarrja e mësueses…

Denoncimi/ Nxënësit i gjuajtën lokalin me vezë, ja hakmarrja e mësueses...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In