• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gati shorti për lojën promocionale të kuponit tatimor

by Java News
13/01/2016 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka mbyllur në afatin e parashikuar lojën promocionale të kuponit tatimor. Kjo lojë ishte pjesë e fushatës sensibilizuese dhe promovuese të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe e mbështetur nga Ministria e Financave.

Loja kishte si qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e konsumatorit për tërheqjen e kuponëve tatimorë gjatë blerjes së produkteve apo shërbimeve.

Ministria e Financave bën me dije se në përfundim të lojës promocionale, kanë marrë pjesë më shumë se 28 mijë të interesuar, duke depozituar të gjithë kuponët tatimorë të tërhequr gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2015 dhe duke bërë që çdo qytetar të bëhet pjesë e lojës dhe të ketë mundësinë që të fitojë një nga 511 shpërblimet monetare.
Hedhja e shortit do të bëhet më datën 15 Janar 2016, në orën 20.45, drejpërdrejt në televizionin Top Channel. Hedhja e shortit dhe përzgjedhja e fituesve do të kryhet në mënyrë elektronike.

Për qëllimin e organizimit të Lojës së Kuponit Tatimor është ngritur një komision i përbërë prej 7 anëtarësh me përfaqësues të: ministrisë të Financave; njësisë së mbikëqyrjes së lojërave të fatit; drejtorisë së përgjithshme të tatimeve; drejtorisë rajonale tatimore të Tiranës; shtypshkronjës së letrave me vlerë; organizatave të shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen e konsumatorit; dhomës së tregtisë dhe industrisë tiranë.

Komisioni ka për detyrë mbikëqyrjen e hedhjes së shortit dhe shpalljes së fituesve të të gjitha kategorive. Komisioni ka filluar punën për çertifikimin e kategorisë së I dhe të II të fituesve.
Për kategorinë e III dhe IV, shpallja e fituesve do bëhet pas hedhjes së shortit dhe pasi të jenë verifikuar të dhënat e deklaruara nga pjesëmarrësit me gjendjen e zarfitbrenda një jave.

“Loja promocionale e kuponit tatimor” ka 4 kategori fituesish. Në përfundim të lojës do të shpallen 511 fitues për një vlerë totale prej 8,000,000 lekësh.

Çmimet fituese për kategorinë I dhe II

Në kategorinë I dhe II do ketë 11 fitues, të cilët nuk do përzgjidhen mbi bazën e hedhjes së një shorti, por në bazë të klasifikimi sipas vlerës totale dhe numrit të kuponëve të dërguar. Fituesit do shpallen duke llogaritur pikët që do merren nga ponderimi 70% me vlerën nominale të kuponëve dhe 30% me numrin total të kuponëve të postuar. Pra, sa më i lartë numri dhe vlera totale e kuponëve të dërguar, aq më e lartë dhe mundësia e fitimit.

Kategoria             Nr. fituesve               Çmimi për fitues            Totali
I                             1                                   1,000,000 lek                 1,000,000 lek
II                           10                                  100,000 lek                     1,000,000 lek

Nëse pas vlerësimeve për vendin e parë apo edhe për 10 fituesit e tjerë rezultojnë më shumë se një fitues për kategorinë e parë, apo më shumë së 10 fitues për kategorinë e dytë me të njëjtat pikë, përzgjedhja e fituesve bëhet nga aplikacioni elektronik në mënyrë rastësore të bar-kodit respektiv.

Çmimet fituese për kategorinë III dhe IV
Kategoria e III dhe IV e fituesve do përzgjidhet në mënyrë rastësore, nëpërmjet një mekanizmi elektronik, i cili do përzgjedhë fituesit sipas një gjeneruesi rastësor numrash (RNG). Pjesëmarrësit në lojë do kualifikohen si të tillë me plotësimin e kushteve të mëposhtme: a) Të kenë minimum 50 kuponë me vlerë jo më pak se 5,000 lekë të të gjithë kuponëve në total; b) Duhet që këta kuponë të postohen nëpërmjet Postës brenda afatit të lojës.

Kategoria           Nr. Fituesish                        Çmimi për fitues                 Totali
III                                 200                                    15,000 lek                          3,000,000 lek
IV                                 300                                    10,000 lek                          3,000,000 lek

Next Post

Ekspertët, dështim profesional apo politik?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In