• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gati shkolla e re në Mangull, dyfish më e madhe, Veliaj: Nuk do ta lemë me kaq, por do të vijojmë punët

by
25/03/2021 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e re në fshatin Mangull të Petrelës është thuajse gati të presë fëmijët. Ata nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë gjatë, nëpër shkolla të tjera, pas rindërtimit të shkollës së tyre.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, inspektuan punimet e fundit për shkollën e re 9-vjeçare, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit. Shkolla e re është dyfish më e madhe, me klasa deri në 24 nxënës, 3 laboratorë, bibliotekë e kabinete mjekësore, si dhe palestra e terrene sportive, që mund të shfrytëzohen edhe nga komuniteti. Kryebashkiaku tha se ndërtimi i shkollave të reja të Tiranës po kryhet me të njëjtin standard, si në qendër, ashtu edhe në periferi.

“Më vjen mirë që kemi të njëjtin standard si në qendër të Tiranës, edhe këtu në Petrelë. Shkolla e re është një gëzim i madh për të gjitha familjet. Nuk është vetëm një shkollë, por edhe një qendër e teknologjisë së informacionit, ku nxënësit do të mësojnë kurse programimi e gjuhë të huaja. Mezi pres që nxënësit ta shohin shkollën e re dhe të shpëtojmë një herë e mirë nga vara-vingot në Tiranë”, tha Veliaj. Nisur nga transformimi cilësor, jo vetëm në institucionet arsimore, por edhe në shumë kantiere të tjera, e shërbime të reja, që po rrisin çdo ditë nivelin e jetesës së komunitetit, Veliaj shtroi nevojën e votës për të vijuar me projektet e tjera gjatë mandatit të ardhshëm.

“Pyetja është: Do ta lëmë me kaq, apo do i shkojmë deri në fund? Do ta lëmë vetëm me këtë shkollë, apo do mbarojmë edhe kopshtin në Gurrë? Do ta lëmë me kopshtin në Gurrë apo do mbarojmë edhe Unazën e madhe të Tiranës, që na lidh me Dajtin, me Rrugën e Arbrit dhe del te Bregu i Lumit për t’u bashkuar me “Shqiponjën”? Do ta lëmë me kaq, apo do ta çojmë deri në fund edhe Parkun e Liqenit të Farkës? Do ta lëmë me kaq, apo do vazhdojmë edhe me tregun bashkiak që do bëjmë këtu në Mullet, që të shpëtojmë një herë e mirë nga privati, i cili ta mat kokën me spango për të shitur me shumicë? Do ta lëmë me kaq, apo do të vazhdojmë projektet e bujqësisë, ku është rritur edhe vlera e tokës? Përgjigja është e qartë: Nuk do ta lëmë me kaq! Do ta çojmë punën deri në fund, të sigurohemi që i kemi mbaruar të gjitha shkollat, kopshtet, shtëpitë që duhen rindërtuar pas tërmetit, dhe t’iu themi njerëzve, vërtet na ra një fatkeqësi, po u ngritëm në këmbë, më të fortë seç ishim kur u rrëzuam,” tha Veliaj./ b.h

Next Post
“Gruaja që frymëzon”, Spiropali në kopertinën e ‘Global Woman Club’

"Gruaja që frymëzon", Spiropali në kopertinën e 'Global Woman Club'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In