Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim të shkurtër në lidhje me atë që po ndodh në Partinë Demokratike.
Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të një takimi të “Foltores”, ish-lideri demokrat u shpreh se PD do bashkohet do shndërrohet në një forcë politike më të fortë se kurrë.
Pyetje: Ka ardhur koha që të ktheheni në selinë blu?
Berisha: Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim. Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka patur më të fortë Shqipëria ndonjëherë.
Ndërsa qëndrimin e Alibeajt, ku një ditë më parë i kërkoi që të largohej ashtu sic bëri Basha, Berisha kishte këtë koment: “Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale”.
/b.h