• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gati ndryshimi i Kodit të Familjes: Mund të birësojnë fëmijë jo vetëm të martuarit, por dhe bashkëjetuesit ose një person i vetëm: Shoqëria po evoluon

by Java News
29/10/2021 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maxhoranca ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri për ndryshimin e Kodit të Familjes si dhe një projektligj për birësimin.

Në propozimin e shumicës parlamentare u njihet e drejta personave që nuk janë të martuar të bëjnë birësimin e të miturve.

Sipas legjislacionit aktual, specifikisht Kodit të Familjes sanksionohet se vetëm një çift bashkëshortësh të martuar ka të drejtë të birësojë një fëmijë të mitur.

Ndërkohë që në propozimin e ri të Qeverisë theksohet se kjo e drejtë u njihet edhe personave singel apo personave që bashkëjetojnë dhe këtë e kanë të ligjëruar me një kontratë noteriale.

Neni 242 i Kodit aktual të Familjes theksohet se: “I mituri nuk mund të birësohet nga shumë persona, përveç rastit kur ata janë bashkëshortë”.

Ndërkohë që në propozimin e ri shtohen edhe birësimi nga një person i vetëm apo një nga çift që bashkëjeton prej 3 vitesh.

“Neni 242 i mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues sipas përcaktimeve të nenit 163, të këtij Kodi, që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet”, thekson propozimi i ri i qeverisë.

Propozimi i ri, ku lejohet biresimi dhe nje person dhe per bashkejtuesit
Propozimi i ri, ku lejohet biresimi dhe nje person dhe per bashkejetuesit

Në nenin 163 të Kodit aktual të Familjes specifikohet dhe kuptimi i bashkëjetesës: “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”.

Në relacionin e projektligjit sqarohen arsyet pse propozuesit e nismës kanë lënë të hapur mundësinë që dhe bashkëjetuesit të birësojnë. Në draft sqarohet se shoqëria shqiptare po evoluon dhe për rrjedhojë i njihet e drejta dy heteroseksualëve të birësojnë një fëmijë, edhe pse këta s’janë të martuar.

Ndërkohë që nuk sqarohet në asnjë resht futja e konceptit të birësimit nga një person i vetëm.

“Neni 2, i projektligjit, ndryshon nenin 242 të Kodit të Familjes, duke përcaktuar kategoritë e subjekteve që mund të birësojnë, duke përfshirë këtu edhe bashkëjetuesit, që janë në kushtet e bashkëjetesës për të paktën 3 vjet.

Nisur nga evoluimi i shoqërisë shqiptare drejt pranimit të bashkëjetesës jashtë martesës, nga rritja e numrit të bashkëjetesave, si edhe nga fakti që bashkëjetesa e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e një burri dhe një gruaje njihet si formë e krijimit të familjes nga legjislacioni shqiptar, është vlerësuar nga hartuesit e këtij projekt-akti t’u njihet e drejta për të birësuar një të mitur së bashku edhe dy bashkëjetuesve heteroseksualë, që janë të angazhuar në një bashkëjetesë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, sipas kuptimit që neni 163 i Kodit i jep bashkëjetesës.

Kjo zgjidhje është në përputhje me standardet e vendosura nga Konventa e rishikuar e KiE-së “Për birësimin e fëmijëve”, e vitit 2008. Sipas pikës 2, të nenit 7, të Konventës, shtetet janë të lira ta shtrijnë birësimin edhe për çiftet heteroseksuale që bashkëjetojnë në një bashkëjetesë të qëndrueshme. Kjo nuk është një normë detyruese e Konventës”, thuhet në relacionin e propozimit për ndryshimin e Kodit të Familjes.

VOTIMI

Kodi i Familjes është ndër nismat që kërkojnë konsensus me maxhorancës dhe opozitës në Kuvend, pasi mund të ndryshohet me 84 vota. Burime të Panorama.al nga opozita bënë të ditur se kjo nismë është shqetësuese pasi synon të asgjësojë konceptin e familjes, duke i lejuar birësimin nga një person i vetëm apo nga persona që nuk janë të martuar ligjërisht, por që bashkëjetojnë në bazë të një marrëdhënie noteriale.

Kjo nismë pritet të shoqërohet me debate në Parlament, pasi sipas burimeve pranë opozitës i lë shteg kërkesës së vjetër të komuniteteve të caktuara për të birësuar./m.j

Kodi aktual i Familjes

Propozimi i ri, ku lejohet biresimi dhe nje person dhe per bashkejetuesit

Propozimi i Qeverisë për Kodin e Familje

Next Post
Çfarë ka ndodhur në 100 ditët e e koronavirusit? OBSH: Ka rënduar sistemet shëndetësore dhe dëmtuar ekonominë globale

Pandemia/ OBSH kundër mbylljes së shkollave për shkak të koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In