• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gati ndryshimet në qeveri, Rama shpërthen ndaj ministrave: Jeni bërë arrogantë

by
08/09/2015 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati ndryshimet në qeveri, Rama shpërthen ndaj ministrave: Jeni bërë arrogantë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar anëtarët e kabinetit për largim nga posti nëse nuk ndryshojnë situatën.

Edi Rama në një letër drejtuar ministrave shkruan se ministrat janë kthyer në arrogantë dhe u kujton se edhe ambasadorët kanë të bëjnë humor me sjelljen e tyre.

“E pra mësojeni përpara se të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, që nga shqiptarët e deri tek ndërkombëtarët që kanë nisur të bëjnë humor me ARROGANCEN tuaj! Dhe nuk i honeps dot më as që porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzitshme e të qenit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era”, shkruan Rama,.

“Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbytuni, o përgatituni për të lënë anijen”, shkruan Rama.

1499617_10207868202081758_3654640579180446258_n

Pas këtij emaili tashmë nuk përjashtohet edhe një riformatim i kabinetit qeveritar, që është kërkuar edhe nga Ilir Meta, por që ka hasur rezistencën e Ramës.

LETRA E PLOTE

 

Qysh në fillim të kësaj aventure të përbashkët dhe në vijim ju kam folur sa ka mundur, mbase jo aq shpash sa kam dashur për rrezikun numër 1 që kërcënon ecurinë e punës tonë: ARROGANCËN! Dhe jam munduar, jo aq sa ka qenë e mjaftueshme t’ju sensibilizoj për faktin se e kundërta e arrogancës, modestia në sjellje dhe sforcoja për të qenë të begenisur me këdo, duke filluar nga marrëdhëniet me njëri-tjetrin, pastaj me deputetët e më tutje, jo për nga rëndësia, me njeërzit e çdo kategorie është arma e pazëvendësueshme në luftën e jashtëzakonshme me vështirësitë e këtij vendi dhe me mërzinë, stresin e njerëzve…

Konstatoj me shqetësim, një shqetësim që ndjej që po kthehet në hidhërim, se po marrim pak nga pak, por në mënyrë të pandalshme pamjen e një pushteti arrogant në sjellje me Tjetrin; e një pushteti njerëzish që po i dorëzohen lehtësisë së reagimit të vështirësive duke e shprehur këtë dorëzim në formën e vet primare që është ARROGANCA, mosvemendja, nervozizmi dhe rrjedhja e lirë e mërrëdhënieve me Tjetrin e një pushteti që po merr fatalisht trajtën turkoshake në sjelljen e njerëzve të vet me përfaqësuses që jeni ju, secili ju!

 Arrogantë me njëri-tjetrin, në të gjitha format e shprehjes së këtij tipari gërryes për pushtetin. Arrogantë me deputetët që janë kush janë dhe si janë, janë baza e pazëvendësueshme për të ngritur punën tonë të përditshme dhe për të realizuar objektivat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata!

Arrogantë me mllefin, përmbledhur në këtë koncept të gjithë pa përjashtim e pa ndryshim kategorish…

Reflektimi i kësaj arrogance ndjehet në raportin me detyrën fatkeqësisht, detyrë që nuk bëhet me pasionin e me këmbënguljen e orëve të para, po gjithnjë e më shumë me rehatllëkun e orëve të pasdites turke, një lloj zhegu ku kanë filluar të dëgjohen gërhitje të rehatshme nën zhurmën e mizave.

Ndjehet reflektimi i kësaj arrogance në raportin gjithnjë e më turkoshak me kohën, ku stresi i pagjumësisë së fillimit i’a ka lënë vendin limontia raskapitëse e lodhjes prej kotësive, drekave, darkave, muhabeteve, dhe ruajna zot, vëmendjes së shtuar për interesat e vogla.

Por më e keqja e të këqijave, kjo arrogancë merr trajta të turpshme nën ju, përgjatë linjave të piramidës ku shkon duke u zgjeruar baza e sundimit otoman të arrogancës së pushtetit të vogël të njerëzve të vegjël mbi të tjerët pa dallim.

A ju ka munduar ndonjëherë pyetja se ç’bëhet me zyrat e tjera të ministrive ku hyni dhe takoni po ata tre-katër vetë të cilët janë jashtë prezencës tuaj jo lidershipi po gjeneratori më i fuqishëm i arrogancës së pushtetit të vogël të njerëzve të vegjël mbi të tjerët pa dallim.

Po pyetja se ç’bëhet më tej jashtë barkut të pallatit të pushtetit tuaj, ku horrllëku në sjellje dhe gërryerja e gjithandejme e pushtetit tonë vijon përditë, çdo orë, në çdo raport pune dhe mbi çdo punë për t’u bërë e për t’u raportuar?

 Kë pyesni ju, nëse pyesni, për mënyrën se si ju shohin të tjerët dhe si dukeni në kryerjen e detyrës suaj? Pyesni ata që ju gjenden rrotull sa nga meraku i paditur i të afërmve të përhershëm e sa nga interesi i strukturuar në skuthllëkun e afrimitetit konjuktural dhe me të cilën merrni nëpër gojë të tjerët, duke filluar nga njëri-tjetri, duke dhënë mendime të lira e të habitshme në peshën e tyre negative që pastaj marrin dhenë nëpër Shqipëri? Apo pyesni ata që punojnë me ju të cilët janë më të parët që ju bëjnë copë dhe shpesh me të drejtë, kur u qëllon të flasin për mënyrën e drejtimit tuaj në rrethe të ndryshme?

E pra, mësojeni përpara se sa të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, që nga shqiptarët e deri tek ndërkombëtarët që kanë nisur të bëjnë humor me ARROGANCËN tuaj! Dhe nuk honeps dot më që as porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzitshme e të qënit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era!…

Me siguri që secili apo secila prej jush thotë me vete tani po me mua ç’ka ky që më ka futur në letërmarrësit e këtij mesazhi(?), por përpara se sa të gjeni veten në këto radhë mundohuni të gjeni thelbin e këtij shqetësimi shumë serioz që afekton imazhin, sjelljen dhe performancën e skuadrës sonë. Sepse unë nuk shoh asnjërin prej jush si një individ e aq, po secilin prej jush si një lojtar të një skuadre që e kam zgjedhur për të ndryshuar Shqipërinë duke filluar nga ndryshimi i kulturës së drejtimit, i sjelljes në drejtim, i seriozitetit për gjërat e “vogla” që në fakt janë gurët e themelit për të bërë të mëdhatë!

Nuk pres përgjigje, por reflektim të thellë përmes tyre një ndryshim radikal të sjelljes dhe një pastrim të samëshpejtshëm të pasqyrës ku po deformohet dita-ditës profili i qeverisë sonë si rezultat i rënies në batakun e vetëmjaftueshmërisë idiote që i mbyt qeveritë nga brenda; nga brenda zemrës së çdo ministri; nga brenda trupit të çdo pjestari të ekuipazhit drejtimiduhur; nga brenda kabinave të institucioneve që vuajnë peshën e ujit të futur në zemër e në tru për së pari!

Merreni këtë mesazh si një S.O.S jo si një dosje të durimit tim prej ndonjë a disa arsyeve të pathëna më lart sepse të tilla ju siguroj që nuk ka.

Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o përgatituni për të lënë anijen!!!

Next Post

Nga ngjyrat tek aromat, 10 fakte që nuk i dini për tërheqjen seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

May 15, 2026
Ambasadori i BE-së takim me kryeprokurorin Olsian Çela: Bashkëpunim me KLP për standarde të larta etike

Ambasadori i BE-së takim me kryeprokurorin Olsian Çela: Bashkëpunim me KLP për standarde të larta etike

May 15, 2026
Mbi pushtetin, kapelën dhe keqpërdoruesit

Mbi pushtetin, kapelën dhe keqpërdoruesit

May 15, 2026
Rama nga Estonia: U desh ardhja në pushtet e Trump dhe agresioni në Ukrainë i Putinit që Europa të zgjohej

Rama nga Estonia: U desh ardhja në pushtet e Trump dhe agresioni në Ukrainë i Putinit që Europa të zgjohej

May 15, 2026
Netanyahu: Kemi treguar forcën e shtetit tonë! Izraeli kontrollon 60% të Rripit të Gazës

Netanyahu: Kemi treguar forcën e shtetit tonë! Izraeli kontrollon 60% të Rripit të Gazës

May 15, 2026
Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro

Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro

May 15, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Si të mësojmë në erën e inteligjencës artificiale?

May 15, 2026
Strategjia e re në luftën kundër krimit për vitin 2026/ Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor

Strategjia e re në luftën kundër krimit për vitin 2026/ Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor

May 15, 2026
Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje Berishës të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!

Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje Berishës të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!

May 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët kanë leje të zihen me njëri-tjetrin

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In