• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gati ndërhyrjet në drejtësi? “Xhafaj” propozon një autoritet të pavarur antikorrupsion

by A R
19/02/2025 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e debatit politik për fatin ekzistencial të prokurorisë së posaçme, arkitektit i reformës në drejtësi riaktivizoi komisionin e posaçëm antikorrupsion.

Fatmir Xhafaj njoftoi publikisht që e ka gati draftin për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, një dokument që mbetet ende në qarkullim të brendshëm mes anëtarëve të Komisionit parlamentar ku opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë.

Pohimi vjen në një kohë debati të ndezur pas arrestimit të numrit dy të mazhorancës, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa nën hetim është edhe kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Busha, e cila në dy mbledhjet e drejtuar nga Xhafaj këtë të mërkurë, u shfaq vetëm 10 minutat e fundit.

Teksa socialistët duken të vendosur të restaurojnë ngrehinën e drejtësisë të ndërtuar në 2016, derisa sa të shkojnë tek Rruga e Trenit, siç i referohet kryeministri Rama selisë së SPAK, mazhoranca ka gati disa propozime.

Për artikulimin e tyre publik, u shfrytëzuan ekspertët e kontraktuar nga Komisioni Xhafaj, që hodhën idenë e një organi të ri antikorrupsion, çka mund të çonte deri në shkrirjen e ILDKPI-së.

Për t’i dhënë një rol edhe Kuvendit në luftën kundër korrupsionit politik, hidhet ideja e një ligji të posaçëm si dhe ngritja e një komisioni të përhershëm në Kuvend.

Të majtët mendojnë ta shtrijnë masën e tyre antikorrupsion edhe në sektorin privat, duke propozuar një auditim të brendshëm të detyruar për bizneset.

Financimet e partive politike gjatë fushatave elektorale janë gjithashtu një problem i konstatuar nga ekspertët të cilët propozojnë sanksione për mosdeklarimin e fondeve, apo forcimin e masave kontrolluese për reklamat politike në rrjete sociale. (A2 Televizion)

Next Post
ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Arta Llazari: Vononte zbardhjen e vendimeve me mbi 3 vite

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Arta Llazari: Vononte zbardhjen e vendimeve me mbi 3 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In