• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

(Update) Peleshi: Po verifikojmë shqetësimin e SHBA për kandidatët

by
27/04/2015 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e bërë ditën e sotme nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu për kandidatë me të shkuar kriminale në zgjedhje, ka sjellë edhe reagimin e mazhorancës.

Duke folur në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, zëvendëskryeministri Niko Peleshi theksoi se mazhorancca po shikon me rigorozitet deklaratën e ambasadorit, si dhe listat e kandidatëve.

Peleshi tha se po bëhen përpjekje për të verifikuar historinë e kandidatëve. Megjithatë zëvendëskryeministri ka shmangur komentet në lidhje me shqetësimet e ngritura së fundmi nga deputeti socialist Ben Blushi.
“Do marrim me seriozitet çdo lloj sinjali në këtë drejtim. Patjetër që ka një proces nga ana jonë për të verifikuar pastërtinë apo historinë e  çdo kandidati. Ne e kemi treguar edhe në zgjedhjet e kaluara që kemi një shqetësim të  veçantë për të patur kandidatë me integritet të lartë”, tha Peleshi.

Nis mbledhja e grupit të PS

Në orën 13:00 ka nisur nisë mbledhja e rradhës e grupit parlamentar të PS-së. Ka një interes të jashtëzakonshëm për mënyrën sesi do të shkojë një mbledhje e tillë, sidomos pas pozicionimit gjthmonë e më të qartë kundërshtues të Ben Blushit.

Deputeti tashmë veteran socialist është vënë po të hënën, mbas publikimit të letrës së tij, në qendër të një kudnërsulmi nga taulant balla, një nga deputetët më pranë kryeministrit Rama. Tezat e Ballës, sipas të cilit, qëndrimi i Blushit është identik me atë të Berishës dhe vjen kundër PS-së pikërisht në periudhën para zgjedhjeve lokale, dëshmon më së shumti klimën zyrtare në PS.

Pritet që dhe në mbledhje të ketë debate të forta, ku kryesisht Blushi do të tentojë të përfocojë sulmin e tij. duhet thënë se ai së paku ka shënuar një fitore: tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik dhe të medias.

Mbledhja e grupit parlamentar është nga të vetmit institucione në PS që vazhdon në mënyrë të rregullt. Veç të tjerash, Blushi ka kritikuar mosfunksionimin e institucioneve të tjera partiake si Asambleja Kombëtare apo kryesia e partisë.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Ngjela: Kemi dështuar deri tani sepse nuk patëm dot një burrë shteti reformator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In