• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gati kësti i 7 për ish të përndjekurit politikë

by A R
18/03/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministira e Financave vijon të bëjë pagesat për ish të përndjekurit politikë. Ditën e djeshme, financat kanë derdhur pagesën për një numër të kosniderueshëm ish të dënuarish politik, që përfshihen te lista për këstin e 7-të.

Pagesa është bërë për ata ish të dënuar që knë dorëzuar në kohë dokumentat e kërkuara, ku përshihet një certifikatë personale dhe numëri i llogarisë bankare. Kësti i 7-të pritet të jepet brenda muajit prill për ish të përndjekurit politik. Kjo për faktin se qeveria ka planifikuar qëbrenda këtij viti të japë edhe këstin e tetë. Kjo është konfirmuar edhe nga Ministri i Mirëqeies Sociale Blendi Klosi pak ditë më parë.

“Për sa i përket asaj se cfarë është realizuar gjatë këtyre viteve me skemën e të përndjekurit politik ne kemi përmbushim detyrimin tonë madhor për sa i përket kësaj shtrese, që brenda qershorit të vitit 2017 kemi bërë të gjithë parashikimin finaciar për të përndjekurit politik kategoria parësore. Jemi duke shpërndarë këstin e shtatë. Jemi duke e mbyllur me të gjithë të përndjekurit politik ,dhe kalojmë në këstin e tetë për ta përmbyllur brenda muajit qershor. Po ashtu hapet mundësi që brenda harkut kohor të vitit tjetër, dhe këta 320 të përndjekur politik të kategorisë parësore që shtohen rishtazi në listën e të përndjekurve politik, të kenë mundësinë që të marrin dëmshpërblimin e tyre financiar”, u shpreh Blendi Klosi pak ditë më parë.

Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës. Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.I sh të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm.Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji.Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.Të gjithë subjektet përfituese  pjesë e listës për pagesën e këstit të shtatë të kategorisë parësore, duhet të dërgojnë, dorazi ose me postë, në Ministrinë e Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore, si më poshtë vijon:

Për kategorinë e parë parësore, ish të dënuarat politike gra, që jetojnë; për kategorine e dytë parësore, ish të dënuarit politikë, që jetojnë mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; për kategorinë e gjashtë parësore ish të dënuarit politikë që jetojnë që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

Për kategorinë e tretë parësorë ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të dërgojnë janë :Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

Vendimi i KMCAP, (KEMP-i epror), i cili vërteton humbjen e plotë të aftësisë për punë, origjinale.Vendimi duhet të jetë plotësuar saktë, me shkrim të lexueshëm, pa korrigjime, duhet të ketë të shkruar emrin/ mbiemrin e anëtarëve të KMCAP dhe nënshkrimin e tyre me vulën e komisionit.

Epikrizë për sëmundje onkologjike, malinje dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuara nga: Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar “Mbretëresha Geraldinë”, Spitali Universitar “Koço Glozheni” . Kjo epikrizë përgatitet nga mjeku që trajton të sëmurin, nënshkruhet me emrin dhe mbiemrin e mjekut kurues. Shefi i Shërbimit vërteton saktësinë e diagnozës dhe e nënshkruan këtë document dhe në fund, epikriza firmoset nga drejtuesi i institucionit shëndetësor me vulën përkatëse.

Për kategorinë e pestë parësorë ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të  këtij ligjit, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:Certifikatë vdekje e ish të dënuarit politikë. Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit politikë, ku të përfshihen: fëmija/fëmijët e mitur. Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të ish të dënuarit politikë që nuk jeton.Dëshmi trashëgimie për ish të dënuarit politikë, origjinale ose kopje e noterizuar.

Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna/babai i të miturit nuk jeton më. Numër llogarie bankare në Lek, në emër të kujdestarit ligjor të të miturit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor.

Kur ish i dënuari politik që jeton ose trashëgimtari ligjor, humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave bëhen në emër të personit me këtë të drejtë. Kujdestari ligjor duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave: i). Vendimin e Gjykatës mbi kujdestarinë ligjore, origjinale,ose kopje e njësuar; ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kujdestarit ligjor; iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor; iv). Certifikatë personale të ish të dënuarit politik jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit./Shqiptarja.com

Next Post
McLaren fajëson Hondan për problemet në motorr, do ndarjen

McLaren fajëson Hondan për problemet në motorr, do ndarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In